Nga Seksioni për Krimet në drejtorinë Vendore të Policsë së beratit, u bë arrestimi në flagrancë i
Sokol Xhanari, 34 vjeç, banues në fshatin Plug Lushnje dhe Alfred Mullaj, 29 vjeç, banues në fshatin Bubës 2 Përmet.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel “Frontera”, ngjyrë gri pa targa, me të cilin udhëtonin shtetasit e arrestuar, në sediljen e prapme të mjetit u gjetën:
• 2 armë zjarri tip kallashnikov model 56,
• 2 krehër,
• si dhe 64 fishek model 56, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/