Kjo është gjendja e avionit të rrëzuar mëngjesin e djeshëm në Ishëm të Durrësit. Ai shihet i dëmtuar në disa pjesë të tij. Një avion është ulur paraditen e djeshme në zonën e Durrësit. Denoncimin e ka bërë ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka i cili u shpreh se avioni i rënë në Durrës, ishte i mbushur me drogë.
Në dëshminë e tij, diten e sotme, piloti italian ka dhënë emrat e njerëzve me të cilët ka bërë tregti, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për shkaqe hetimi. Sipas rrëfimit të tij, ai kishte fluturuar drejt Shqipërisë për të parë nga afër pistën nëse ishte e mundur apo jo ulja dhe më pas do të rikthehej. Aktualisht, prokuroria po tenton ta kthejë pilotin italian në një bashkëpunëtor të drejtësisë, ndërkohë që pohimet e tij do të duhet të provohen edhe me të dhëna të tjera që priten nga shteti italian, siç janë të dhënat e dy shtetasve të dënuar për çështje droge.
Aktualisht, piloti Guido Andrea Guidi po ruhet në një vend të posaçëm. Ai rezulton i arrestuar gjatë vitit 2006 në Itali për një aksident të ndodhur në vitin 2003.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/