Deklarata e pendimit, prokuroria mosbesuese “fsheh” pilotin dhe shmang policinë nga hetimi

Deklarata e pendimit, prokuroria mosbesuese “fsheh” pilotin dhe shmang policinë nga hetimi

57
0
Shares

Dëshmia e pilotit Guido Guidi ka hapur një front të ri përplasjesh mes policisë dhe prokurorisë së Krimeve të Rënda. Publikimi në media i dëshmisë së italianit 69-vjeçar, pak minuta pasi ai kishte pranuar se kishte ardhur në Ishëm për të transportuar drogë, ka krijuar një klimë të fortë mosbesimi mes dy institucioneve dhe stepjen e pilotit për të dhënë emrat e implikuar në trafikun e drogës.
Burime të besuara të Prokurorisë, thanë për “News24” se Guido Guidi, po mbahet në ruajtje në një vend sekret, ndërsa vazhdon të tentohet të arrihet një marrëveshje bashkëpunimi, që ai të rrëfehet si i penduar.
Vendin ku po qëndron Guido Guidi e dinë vetëm një rreth i ngushtë personash në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe dalja e çdo informacioni lidhur me ketë detaj, i vë ata përpara përgjegjësisë ligjore.
Ndërkohë që krahas hetimeve për një linje të mundshme të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë institucioni i organit të akuzës, ka hapur një proces dhe ndaj zyrtarëve të policisë, të cilët dyshohen se dekonspiruan hetimin dhe nxorën të dhënat në publik.
Por, ndërsa prokuroria po tenton me çdo kusht të marrë dëshminë e italianit, për të siguruar prova për grupin e trafikantëve, që dyshohet se vepronte në atë zonë, mbetet mister dhe e pakuptimtë mënyra sesi po veprohet.
Ligji për mbrojtjen e personave që japin ndihmesën e tyre për drejtësinë, parashikon që vendimi për të lidhur një marrëveshje me ta, duhet të jetë kolegjial.
Pjesë e komisionit janë prokurorë, gjykatës dhe zyrtarë të policisë, ndaj prokuroria është e kushtëzuar në çdo veprim që do të kryejë, pasi medoemos i nevojitet firma e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme. Pavarësisht kësaj, deri tani Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke i kryer e vetme këto veprime. /News24/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY