“Meta President”, LSI nuk “joshet” nga PS: Ende s’ka mbaruar detyrën si...

“Meta President”, LSI nuk “joshet” nga PS: Ende s’ka mbaruar detyrën si kryetar Kuvendi

69
0
Shares

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj i ka kthyer një përgjigje sot ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në lidhje me figurën e Ilir Metës si një kandidat i mundshëm për president. Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, deputetja Mehmetaj theksoi se Meta nuk e ka mbaruar ende detyrën si kryetar Kuvendi, ndërsa sipas saj roli i tij ngelet i pazëvendësueshëm. Nga ana tjetër Mehmetaj ka ritheksuar edhe një herë rëndësinë e Metës në krye të LSI, në një kohë kur sot u shpall kandidatura e tij për zgjedhjet që do të mbahen brenda partisë më 6 nëntor, për kreun e ri. Ndërkohë, përball tij do të jetë akademiku dhe kryetari i LSI-së për Tiranën, Shezai Rrokaj. Nënkryetarja e LSI-së ka mbështetur hapur kandidimin e Metës, duke e konsideruar atë si kandidatin kryesor, drejtuesi dhe inspiruesi që do ketë sukses për zgjedhjet e ardhshme.   
Ditmir Bushati, një prej bashkëpunëtorë të Ramës, doli dje në publik me ofertën “Meta President”. I ftuar dje në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ministri Bushati, duke u kujdesur të theksojë fillimisht se marrëdhëniet e tij personale me Ilir Metën kanë qenë përherë korrekte dhe shumë të mira, iu përgjigj kështu pyetjes nëse mund të jetë kreu i Kuvendit, kandidat për Presidentin e ardhshëm të vendit: “A mund të jetë kandidat? Natyrisht që është kandidat i fortë për president, por kjo varet nga Meta, nga koalicioni, nga votat në parlament. Një njeri që ka qenë kryeministër, ministër i Jashtëm, ministër i Ekonomisë, kryetar parlamenti, kur lexon CV dhe sheh kontributin, ai është një kandidat i fortë për President, por mendoj që politika shqiptare nuk është tek emri. Fillimisht duhet të ketë një diskutim se çfarë profili duhet ta kemi Presidentin e Republikës”, tha Bushati.

Statusi i plotë i Kejdi Mehmetaj në “Facebook”

“Une mendoj se Z. Meta ndihet i respektuar nga vleresimi i disa prej figurave te Partise Socialiste qe e shohin se pari si njeriun konsensual dhe konstruktiv dhe si Presidentin e ardhshem te Shqiperise. Megjithate them se detyra e Metes si kryetar i parlamentit ende nuk ka mbaruar dhe roli i tij konstruktiv eshte dhe mbetet i pazevndesueshem ne keto kohe tensionesh te medha politike. Levizja Socialiste per Integrim keto dite po futet ne nje proces zgjedhor ku z. Meta eshte kandidati kryesor dhe ne kete moment te rendesishem politik per LSI ai eshte drejtuesi dhe inspiruesi i pazevendesueshem ne suksesin e zgjedhjeve te ardhshme. Duke gjykuar si nje e re, e cila ndodhet ne politike sepse Ilir Meta, si askush tjeter ne politiken shqiptare, ka besuar tek te rinjte mendoj se kauza e tij per promovimin e te rinjve ka akoma shume rruge per te bere. Pse jo, do e quaja edhe nje detyrim te tij qe duhet çuar deri ne fund!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY