Horoskopi, 17 Shtator 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 17 Shtator 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

58
0
Shares

Dashi
Edhe pse një pjesë e juaja sot i është përkushtuar karrierës, pjesa tjetër do vetëm qetësi dhe të relaksohet në prani të njeriut të zemrës. Beqarët më në fund do takojnë personin e duhur me të cilin do përshtaten mjaft mirë. Në panin financiar situata do të jetë mjaft e mirë.

Demi
Miqtë janë ata që mund ti vlerësojnë më mirë veprimet tuaja. Mos u mërzisni sot nëse, partneri/ja ju kritikon në një situatë të caktuar. Beqarët do gabojnë rëndë pasi do marrin vendime të nxituara vetëm për të ndryshuar statusin. Financat do jenë nën kontroll, do dini si ti menaxhoni.

Binjakët
Edhe pse gjërat duket se janë mirë në marrëdhënien tuaj në çift, do bënit mirë të organizonit diçka me partnerin/en për të thyer rutinën. Beqarët do realizojnë takime interesante, por ende nuk do vendosin për të hedhur hapa. Financat do varen tërësisht nga menaxhimi juaj.

Gaforrja
Sot ndjeheni shumë mirë për sa i përket aspektit të ndjenjave kundrejt partnerit/es. Diçka e re që keni në planet tuaja, po ju zë gjithë kohën tuaj dhe mendimet. Beqarët do realizojnë një sërë takimesh, por asgjë më shumë se kaq. Në planin financiar parashikohen disa probleme të vogla.

Luani
Sot mund të ndiheni edhe më të lumtur përkrah njeriut tuaj të zemrës. Ndjenjat do ia shfaqni duke i bërë një dhuratë partnerit/es dhe jo me fjalë. Beqarët do shoqërohen me një person që e kanë njohur më herët dhe do nisin ta shohin me sy tjetër. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Virgjëresha
Jeni shumë të vendosur ti shkoni deri në fund një projekti personal që ka lidhje me marrëdhënien tuaj në çift. Edhe pse nuk do të keni mbështetje, do t’ia dilni mbanë. Beqarët edhe sikur të mos duan, sot do takojnë personin me të cilin mund të nisin edhe lidhje. Kujdes me shpenzimet.

Peshorja
Megjithëse energjia nuk ju mungon sot do ta ndjeni veten të plogësht. Do të kërkoni qetësinë dhe rehatinë edhe nga partneri/ja. Beqarët do kenë mbështetjen e yjeve dhe do kenë një ditë me fat në dashuri. Shpenzimet duhet ti bëni me llogari për të shmangur problemet.

Akrepi
Sot jeni të përqendruar tek çështjet e zemrës. Çdo gjë tjetër do të kalojë në plan të dytë për ju. Beqarët do kenë plot takime interesante, por bëjnë mirë të mos nxitohen për të marrë vendime. Financat më në fund do arrini ti menaxhoni si duhet dhe nuk do keni probleme.

Shigjetari
Keni dëshire për gjera të bukura dhe shoqëri të mirë sot. Do t’ju mjaftonte prania e partnerit/es për të qenë rehat me veten. Beqarët më në fund do takojnë personin e duhur dhe jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Financat parashikohen të jenë të mira dhe pa paraqitur probleme në shpenzime.

Bricjapi
Sot jeni gati për të ikur kudo ku mund të shpëtoni nga streset e ditës. Do të kërkoni shoqërinë e partnerit/es dhe gjithçka do jetë në rregull për ju. Beqarët do kenë takime interesante, por nuk do vendosin për më tej. Financat nuk do jenë të këqija, por kujdes duhet të tregoni me shpenzimet.

Ujori
Sot çdo gjë është e fokusuar tek marrëdhënia juaj në çift. Keni filluar të diskutoni planet për të ardhmen, dhe në të vërtetë bëni shumë mirë. Beqarët duhet të bëjnë ende durim për të gjetur personin e duhur. Në planin financiar parashikohen probleme të njëpasnjëshme.

Peshqit
Jeni të ndjeshëm dhe pak melankolikë sot ju të dashuruarit. Kujtime të vjetra ju sjellin nostalgji për vende të caktuara. Beqarët pavarësisht se do marrin shumë ftesa për takime, do i refuzojnë ato pasi ende nuk ndihen gati për lidhje. Në planin financiar parashikohen goxha përmirësime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY