Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Në Shqipëri po kultivohet bima që shërben si lëndë e parë e heroinës

16/09/2016
Në Shqipëri po kultivohet bima që shërben si lëndë e parë e heroinës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Foto Ilustruese

Një avion i rënë në Ishëm një ditë më parë ka ngritur dyshimet dhe ka vendosur palët në dy pozicione të kundërta me akuza të ashpra. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora News, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani tha se tashmë Shqipëria ishte e mbjellë e tëra me kanabis nga jugu në veri.
Sipas tij në Shqipëri ka filluar të mbillet dhe bima që shërben si lëndë e parë për heroinën.
“PD nuk është prokuroria. Provat vendosen gjatë procesit ligjor, gjatë hetimit nga organet që e kanë për detyrë ta bëjnë një gjë të tillë. Por PD ka burimet e saj, gjithashtu shfrytëzon burimet e mediave dhe të dhënat që tashmë vijnë nga të katër anët. Situata është e tillë që ky nuk është si avioni i parë që bëri habinë në fillim, megjithëse për ne nuk ishte habi. Dihet tashmë që droga transportohet nga të gjitha mjetet, me tonelata, me maune, me anije, me avion. Avionë të tillë kanë fluturuar kudo, nga jugu në veri të Shqipërisë duke bërë transportin e drogës. Pasi siç e dimë të gjithë tashmë Shqipëria është e mbjellë nga Konispoli në Vermosh dhe nga Durrësi në Korçë, e tëra me drogë. Madje nga infot që kam ka filluar të mbillet dhe bima që është lënda e parë për heroinën kështu që e keqja në këtë vend nuk ka fund. Do vazhdojë deri sa heqim këtë bandë nga pushteti”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.
Ristani gjithashtu akuzoi Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për dekonspirim të hetimeve mbi avionin e rënë dhe tha se Policia e Shtetit ishte bërë njësh me bandat kriminale.
“Çështja është e tillë që i gjithë ky masivitet i drogës në të gjithë Shqipërinë, është absolutisht i bërë në bashkëpunim me strukturat e policisë së shtetit, pasi janë ata që i kanë mbështetur grupet keqbërëse, që i mbrojnë dhe i ruajnë, dhe i ndihmojnë për ta shitur. Policia është pjesë e gjithë rrjetit të mbjelljes, transportit dhe i çuarjes në fund deri te maja e parave. Keni parë një fushatë të madhe të policisë së shtetit për rripin e sigurimit. A keni ndjekur ndonjë fushatë sensibilzuese që ka të bëjë me parandalimin e mbjelljes së drogës? Apo një punë parandaluese për sa i përket mbjelljes së hashashit? Të mbjellësh fusha të tilla, që duken dhe nga komunikatat e policisë, do të thotë një punë shumë e madhe, 20 mijë kubikë, 20 mijë gropa që punojnë qindra punëtorë. Është një aktivitet shumë i madh ku janë të përfshirë shumë njerëz dhe nuk ka asnjë lloj shansi apo mundësie të bëhet pa bashkëpunimin e policisë, pa e ditur shefat e policisë se ku bëhet mbjellja. Por informacionet janë se punojnë së bashku dhe ndajnë paratë së bashku. Nga kjo përfitojnë bandat e krimit dhe vetë Edi Rama me gjithë Saimir Tahirin, se pushteti i tyre është i bazuar te droga”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.
Arben Ristani shpjegoi dhe qëndrimin që mban Partia Demokratike përballë këtij dimensioni
“Qasja e PD së pari është denoncimi, i tregojmë njerëzve se çfarë po ndodh, dhe e kemi bërë çdo ditë. Së dyti ndërgjegjësimi, është punuar me partnerët ndërkombëtarë që të ngremë një masë të madhe të revoltës popullore, në mënyrë që vendin të mos e lejojmë të bëhet si Kolumbia”, shpjegoi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

EMRAT/ Ndryshime të gjera në drejtimin e policisë në qarqe

23/06/2026
Protesta, thirrje SPAK-ut të shkojë deri te përgjegjësit kryesorë. Flamuj amerikanë dhe gjermanë

Pas 22 ditësh protestash, Grupi Koordinues publikon pesë kërkesat: Janë të panegociueshme

22/06/2026
Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

22/06/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ I shpallur në kërkim, përplaset me 5 makina të parkuara dhe ikën

22/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

EMRAT/ Ndryshime të gjera në drejtimin e policisë në qarqe

23/06/2026
Protesta, thirrje SPAK-ut të shkojë deri te përgjegjësit kryesorë. Flamuj amerikanë dhe gjermanë

Pas 22 ditësh protestash, Grupi Koordinues publikon pesë kërkesat: Janë të panegociueshme

22/06/2026
Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

22/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.