Arrestohet maqedonasi trafikant kokaine, tentonte të kapërcente kufirin nga mali

Arrestohet maqedonasi trafikant kokaine, tentonte të kapërcente kufirin nga mali

54
0
Shares

Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Isen Murtishi, 34 vjeç, banues në Strugë-Maqedoni.
Shtetasi i mësipërm, u konstatua nga ana e  Policisë Kufitare, gjatë patrullimit të kufirit të gjelbër, në dalje të Republikës së Shqipërisë, te vendi i quajtur “Pusi” në afërsi të kufirit Maqedonas.
Gjatë kontrollit të ushtruar, nga ana e Policisë, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale, në një qese plasmasi 92,5 gr lëndë e dyshuar si narkotike e llojit  Kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale:“Trafikimi i Narkotikëve, ngelur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.
kokaine_copy_1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY