Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Aeroporti i Rinasit, zyrtarisht i mbyllur deri në orën 15.00. Balluku duhet të mbyllë negociatat

08/04/2021
Anulohen pjesërisht fluturimet nga Italia në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Aeroporti i Rinasit do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 15:00 të ditës së sotme njoftohet nga ICAO, Autoriteti Ndërkombëtar i Fluturimeve, ku theksohet mbyllja e aeroportit për shkak të mungesës së stafit.

Nuk dihet nëse deri atëherë do të mund të arrihet një marrëveshje mes ministres Balluku e ngarkuar nga Komiteti i Mbrojtjes Civile dhe kontrollorëve të avizcionit civil për rikthimin e tyre në punë.

Korrespondetët e Fax News bëjnë me dije se pak minuta më herët pasagjerët që do të udhëtonin drejt Bergamos u njoftuan se fluturimi i tyre do të bëhej në orën 13:00, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Situata në aeroportin e vetëm të vendit është kaotike, ku pasagjerët të mbetur pa një përgjigje konkrete as nuk ia kanë idenë se çfarë do të ndodhë me fluturimet e tyre.

Mbrëmjen e djeshme me kërkesë të ministrit përgjegjës për Infrastrukturën dhe Energjinë u mblodh Komiteti i Mbrojtjes Civile, organi i përhershëm i Emergjencave Civile për situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga ndalimi i qarkullimit ajror nga ana e kontrollorëve të trafikut ajror.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ngarkoi me detyrë gjatë mbledhjes Belinda Ballukun, për zëvendësimin e kontrollorëve që kanë braktisur detyrën sipas zyrtarëve të qeverisë.

“Ngarkohet ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë për marrjen e masave të nevojshme për të bërë të mundur rikthimin e punës, qoftë edhe duke zëvendësuar e kontrollorët, me të huaj ose  me vendas. Të përcaktojë kriteret e licencimit për të rinisur fluturimet sa më parë dhe të bëhet çfarë është e nevojshme për rifillimin gradual të punës. Ministrja Balluku ngarkohet për të bërë gjithçka për të rifilluar punën. E kemi vlerësuar si një kërcënim për Mbrojtjen Civile dhe kemi marrë këtë vendim“, ka thënë Peleshi gjatë mbledhjes. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

ELBASAN/Ngjarje e rëndë në Mengel, humb jetën një 56-vjeçar

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.