Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Avokatja e njohur Ledina Mandia: Faturë e lartë për Bechetin, vetëm për gjyqin mbi 8 milionë euro

06/04/2021
Çfarë po fsheh Edi Rama?, Ledina Mandia: Fatura e arbitrazhit mund të jetë edhe më e lartë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Avokatja e njohur Ledina Mandia tha sot në një intervistë në Ora News së pageaat për rastin Bcheti janë më shumë se 110 milionë, dhe mund të shkojnë edhe 20 milionë euro më shumë.

Mandia thotë se Avokatura e Shtetit duhet të konsultohej me qeverinë lidhur me vendimet që ka marrë ndër vite duke filluar nga viti 2014 ndërsa shtoi se është shkelur konventa ndërkombëtarepër investitorët e huaj ku Shqipëria është pjesë.

Mandia: Avokatura e Shtetit duhet të konsultohej me qeverinë lidhur me vendimet që ka marrë ndër vite duke filluar nga viti 2014, kur në 2015 Becchetti adreson çështjet e tij në arbitrazh. Qeveria duhet të konsultohej dhe të mbante përgjegjësi që të zbatonte konventat ndërkombëtare në të cilat është palë. Ne jemi palën në konventën e investitorëve të huaj si dhe një marrëveshje bilaterale me investitorët italianë dhe nuk mund të kemi praktika arrogante ndaj tyre. Çdo prishje licence apo kontrate duhet të ishte bërë në konsultim me avokaturën e shteti, gjë të cilën nuk e di nëse është bërë.

Kjo është hera e parë që kemi një humbje kaq të madhe, sepse kemi rekorde pozitive në çështje të tilla duke i fituar me sukses këto çështje kundrejt investitorëve. Edhe në rastin Becchetti fatura gjyqësore për të shkojnë në rreth 8.2 milionë dollarë në shkallë të parë, pra në prill 2019. Po ashtu kemi edhe faturë 1.7 milionë dollarë për anulimin. Kur merr përsipër që të përzësh një investitore duhet të kesh parasysh se çfarë vjen pas kësaj. Në ke kosto shtesë duhet të gjenden mundësi sa më pak shpenzimesh. Përpos këtyre kemi edhe faturat e avokatëve që janë paguar nga republika e vendit tonë në vlerë 4 milionë euro për një çështje të humbur dhe nuk e di se sa tani në kuadër të anulimit. Për mua fatura është shumë herë më e lartë.

Mandia shtoi se Sipas vendimit në rastin e Becchettit vihet me një interes 3% qysh nga viti 2018 dhe pohoi se do të ketë një shumatore që do të paguhet nga qytetarët shqiptarë.

Mandia: Vendimet që do të dalin do të kenë një shumatore që do të paguhen nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Nuk është bërë transparencë që ne t’i dimë këto shuma. Sipas vendimit në rastin e Becchettit vihet me një interes 3% qysh nga viti 2018. Këto interesa kanë vazhduar që të akumulohen si një principal i procesit gjyqësor. Sa më shumë që të vonohet pagesa e këtyre faturave, aq më shumë rëndohet barra. Qeveria në këtë rast duhet të jetë shumë e kujdesshme. Oranews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.