Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Muxhahedinët”, Irani paralajmëron Shqipërinë: Jeni në prag lufte!

17/09/2016
“Muxhahedinët”, Irani paralajmëron Shqipërinë: Jeni në prag lufte!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Agjencia shtetërore Iraniane e Lajmeve, “ParsToday” ka paralajmëruar Shqipërinë se ndodhet në prag lufte, për shkak të pranimit të grupit të muxhahedinëve, të shpallur armiq nga Teherani. Agjencia e krahason pranimin e muxhahedinëve nga Shqipëria, të njëjtë me “vendosjen e izraelitëve në Palestinë në shekullin e kaluar”.
Në shkrimin e publikuar në “ParsToday” hidhen dyshime për pazaret që mund të jenë bërë mes qeverisë shqiptare dhe SHBA-së, për pranimin e muxhahedinëve në Shqipëri.

 

Shkrimi i Agjencisë shtetërore Iraniane të Lajmeve, “ParsToday”


mxhAshtu si izraelitët u vendosën shekullin e kaluar në Palestinë ngjan edhe ngulja e 3000 muxhahidinëve në Shqipëri. Nuk është problemi i një grupimi njerëzish, etnie, rrace, feje. Absolutisht jo. Çështja është se muxhahidinët janë armiq të shtetit të Iranit. Jo armiq e llafe, por luftëtarë aktivë, të shpallur armiq nga Teherani. Me ardhjen e tyre në Tiranë fronti i luftës Iran – Europë është në mes të atdheut tonë , të dashur.
Ai komunitet së shpejti pritet të hapë mediat e veta e të intensifikojë aktivitetin brenda kufijve dhe të mbrojtur nga shteti ynë.
A i duhej ky rrisk Shqipërisë?
Natyrisht çdo njeri e ka një çmim. Pa folur për qeveritë e vendet. Për këtë pazar erdhi pak muaj më parë në Tiranë Sekretari Amerikan i Shtetit Keri.
Sa është pazari për të pranuar në mes të Shqipërisë armiqtë e shpallur të ish perandorisë Persiane?
Sikur të jetë diçka me interes kombëtar, të tipit… bashkim me Kosovën…,mbase ia vlen.
Për të tjerat…, eqë ç’dërdëllis unë “të tjerat”?
Kush ka parë gjë këto muaj, përveç muxhahidinëve të lumtur që u dyndën për t’u pajisur masivisht me androidët më të fundit dhe elektroshtëpiake të paguara nga “bamirësit”?I, dështuar dhe poshtëruar në rastin e armëve kimike Rama nuk la t’i shpëtonte një rast i dytë.
Opinioni nuk e kuptoi në kohë dhe shumë pak e dinë se ç’do të thotë të kesh futur luftën në oxhak.
“Ta kem mirë me Amerikën”, ëndrra dhe makthi i çdo politikani shqiptar i erdhi në shteg Edit tonë dhe ky nuk e la t’i ikte. A është pjesë e këtij pazari që në kulm të fushatës së korrje –shirjeve të hashashit Ambasadori Lu vlerëson rezultatet impresionuese të qeverisë së Ramës në…, luftën kundër drogës?
Është pjesë e këtij pazari impotenca politike e Bashës, presioni ndaj Metës dhe prepotenca e Ramës?
Po një mandat i dytë i rilindjes?
Nëse ky është pazari, do të thotë , jo e kemi blerë lirë, por e kemi marrë te Gabi luftën.
Amerika është duke u afruar me Iranin siç ky ka bërë tashmë edhe me BE -në. Po ne, atdheu i muxhahidinëve?
Po muxhahidinët që luftën e nisur dekada më parë do ta vazhdojnë në “tokën e premtuar”, Palestinën e gjetur në zemër të Ballkanit?
E fundit: Po mediat?
Në fakt kjo puna e muxhahidinëve sa u mërmërit dhe u mbyll. Nuk ia kanë idenë as mediat?
JO!
Nuk është e vërtetë. Me pak të pyetur, me pak google a wikipedia e mëson se ç’janë muxhahidinët dhe rreziku i tyre. Por, si për çdo gjë tjetër në raport me rilindjen, edhe për këtë janë blerë. Duket se po aq lirë sa vet Rama në rastin e muxhahidinëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

EMRAT/ Ndryshime të gjera në drejtimin e policisë në qarqe

23/06/2026
Protesta, thirrje SPAK-ut të shkojë deri te përgjegjësit kryesorë. Flamuj amerikanë dhe gjermanë

Pas 22 ditësh protestash, Grupi Koordinues publikon pesë kërkesat: Janë të panegociueshme

22/06/2026
Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

22/06/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ I shpallur në kërkim, përplaset me 5 makina të parkuara dhe ikën

22/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

EMRAT/ Ndryshime të gjera në drejtimin e policisë në qarqe

23/06/2026
Protesta, thirrje SPAK-ut të shkojë deri te përgjegjësit kryesorë. Flamuj amerikanë dhe gjermanë

Pas 22 ditësh protestash, Grupi Koordinues publikon pesë kërkesat: Janë të panegociueshme

22/06/2026
Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

22/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.