Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ALDO BUMÇI/ Rama vaksinohet me Pfizer, qytetarët ma vaksina të paçertifikuara

06/04/2021
Aldo Bumci: Kushtet janë të BE, jo të PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Aldo Bumçi

Edhe sa vaksina mund të bliheshin me 110 milionë eurot që tani duhet t’ia paguajmë Beketit për faj të Edi Ramës?

Deri më sot, Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka autorizuar përdorimin e katër vaksinave – Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson. Sipas agjencisë, këtovaksina ofrojnë një shkallë të lartë besueshmërie, efikasiteti dhegarancie për shëndetin e popullatës.

Kur besimi për vaksinën AstraZeneca u lëkund për shkak të disa rasteve  të komplikacioneve të raportuara nga institucione shendetesore  monitorimi (është për t’u theksuar kjo), në disa ende  europiane qeveritë vendosën pezullimin e përkohshëm te vaksines .

Pas hulumtimeve rreth këtyre ngjarjeve ato shtete europiane qe vendosen  pezullimin rishikuan vendimet e tyre duke e përshtatur vaksinimin e popullatës sipas grupmoshave tek të cilatAstraZeneca nuk paraqiste komplikacione apo kërcënim për jeten.

Në Gjermani, Kancelarja Angela Merkel pohoi se nuk eshte vaksinuar ende, për shkak se grupmosha së cilës ajo i përket nuk kishte  nisur ende procesin e vaksinimit. Për të ofruar garanci shtesë  për programin e vaksinimit të popullit gjerman, ajo u shpreh se do të vaksinohej me AstraZeneca sapo t’i vinte rradha!

Sa më lart, është një përshkrim i shkurtër i asaj që po ndodh nëEuropë, dhe sjelljes së kujdesshme dhe të përgjegjshme qe ndjekin  autoritetet më të larta të këtyre vendeve karshi popujvetë tyre.

Por çfarë ndodh në Shqipëri?

Fillimisht, Kryeministri Edi Rama u kujtua me vonesë për tësiguruar vaksinat për qytetarët shqiptarë.

Kur më në fund arriti të sillte kontrabandë disapak vaksinaPfizer, Kryeministri doli vetë i pari në rradhë për t’u vaksinuar, duke e futur veten në kategorinë e moshave mbi 90 vjeç.

E dyta që u vaksinua ishte Najada Çomo, e cila tashmë kishte rënë  në ujdi me Ramën se do të braktiste qytetarët që luftoninme vdekjen dhe do t’i bashkohej shtabit për mbrojtjen e Edi Ramës. Ky akt flet shumë për botëkuptimin dhe për marredhenien që secili ka me detyrën e tij/saj.

Ia vlen të kujtosh këtu se Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë, me 21.58 mjekë për 10 mijë banorë, ndërkohë që Italia (vendi që ne ndihmuam me ekip mjekësor vitin e kaluar) ka 80 mjekë për 10 mijë banorë!  

Më pas, Edi Rama e ndau popullsinë në personalitete dhe jo-personalitete, duke shkelur me të dyja këmbët çdo lloj kodisjelljeje apo edhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Meqënëse jemi në fushatë elektorale, kur Edi Rama s’ka më as ide, as program, bilanc pune jo e jo, ai ka vendosur që të përdorëvaksinimin si të vetmen varkë shpëtimi. Ai hiqet si shpëtimtari imadh i shqiptarëve, përfshirë atyre që jetojnë në Kosovë, që me fuqitë e tij të mbinatyrshme ka arritur të sigurojë vaksina përqytetarët masivisht.

Por të dhënat e “Reuters-Kazanit” tregojnë se përqindja e vaksinimit në Shqipëri është vetëm 3.2% e popullatës!

Ajo që Edi Rama gjithashtu u fsheh shqiptarëve është se keto vaksina  janë blerë, dhe jo falur nga ndonjë mik për kokë i Edi Ramës. Vaksinat janë blerë me paratë e qytetarëve shqiptarë, prapaguhen nga buxheti i shtetit dhe jo nga “fitimet” e librit Kurbani.

Edi Rama nuk është ndonjë bamirës, por ai që ka për detyre kushtetuese  të administrojë paratë e buxhetit të shtetit, të cilin e vjel përmes taksave që paguajmë secili prej nesh pa dallim.

Pra Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve sa para nga buxheti ishtetit kanë kushtuar vaksinat që ka marë deri tani?

Duhet t’u thotë shqiptarëve përse e pakësoi buxhetin me 110 milionë euro, që në vend të shërbenin për blerjen e vaksinave do të duhet t’ia paguajmë Beketit për faj të Edi Ramës?

Pasi ai vetë, dhe “personalitetet” e përzgjedhura prej tij u vaksinuan me Pfizer, përse zgjodhi që qytetarët e thjeshtë tëvaksinohen me vaksina që nuk kanë asnjë çertifikatë sigurie nga Agjencia Europiane e Barnave?

Para disa ditësh ai vetë tregoi se kishte marë “porosi” nga vëllai i Princit të Emirateve të Bashkuara që “Edi të bëjë vaksinënkineze.” Dhe meqënëse ai vetë zgjodhi të bënte vaksinën Pfizer, doli në përfundimin se Edi është populli, ndaj populli-Edi duhej të vaksinohej me vaksinën kineze.

Meqë ra fjala, a dini ju se cila nga katër vaksinat kineze popërdoret në Shqipëri?

A njihni ju ndonjë “personalitet ndër rradhët e Edi Ramës” te ketë marë një vaksinë të paçertifikuar nga EMA?

A e dini ju cilën vaksinë morën qytetarët që patën komplikacione  apo edhe humbën jetën në Shqipëri pas administrimit të saj?

Përse Edi Rama dhe i ashtuquajturi ekip ekspertësh nuk bëjnë transparence  për publikun? 

A ka të njëjtën vlerë jeta për çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.