Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Zonja të hekurta apo zonja të vërteta?

30/03/2021
genc pollo
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Genc Pollo* 

Në fundjavë më erdhi një email me linjën e lëndës (subject line) “”Njihuni me “zonjën e hekurt” të kuvendit të ardhshëm””. Emaili, që shpërndahej nga një kompani reklamash, përmbante jetëshkrimin e zonjës e cila kishte mbajtur ofiqe shtetërore të larta dhe tashti kandidonte sërish për Partinë Socialiste. Meqë ajo ishte renditur në segmentin jofitues të listës partiake në Tiranë, diku nga të njëzetat, fushata e kandidates lypte përveç votës partiake edhe votën preferenciale, në mënyrë që kandidatja të avanconte drejt segmentit fitues të listës. Ky mekanizëm vjen falë formulës “lista të hapura” që PS e miratoi vjet në Kuvend e që për mendimin tim është jo vetëm një shaka e madhe por druaj se do të jetë një problem jo i vogël për zgjedhjet tona. Por këtë le t’a trajtojmë në një shënim tjetër.
Ajo që më bëri përshtypje ishte cilësimi “zonjë e hekurt”. Dikur nga viti 2003 një ministre e qeverisë Nano faksonte njoftime shtypi në media ku shkruhej se ” ministrja, e cila konsiderohet si zonja e hekurt e qeverisë, tha kështu e bëri ashtu.” Këtë truk piari e ekspozoi një media pranë Nanos, duke shpotitur hidhur teknikën vetëpromovuese të ministres.
Në vitet 2005-2013 kur qeveriste PD, kryetarja e Kuvendit të Republikës gjithashtu kultivoi imazhin e një zonje të hekurt. Këtë e bëri përmes një verbalizmi herë herë të ashpër por më shumë përmes medias “miqësore”. Si zakonisht!

Padyshim që të treja këto zonja, e ndonjë tjetër e ngjashme me to, meritojnë të vlerësohen pozitivisht për aktivitetin politik të spikatur të tyre, të cilin e realizuan në një shoqëri me traditë patriarkale.

Ajo që më bezdis mua në këtë treshe është fiksimi për t’u prezantuar si të forta e si të hekurta; si gra me cilësi luftarako-mashkullore madje në tejkalim të amazonave mitologjike; si vendimmarrëse e aktiviste të ftohta, të ashpra e mbase të vrazhdëta.

A e ka të domosdoshme këtë gjë një grua ambicioze në politikë? A është ky modeli i nevojshëm për t’i ofruar shoqërisë? Dikush mund të më kujtojë kryeministren britanike Margaret Thatcher me të cilën u krijua edhe metafora “zonjë e hekurt”. Por Thatcher ishte shefe e partisë dhe e qeverisë, e para grua në ato poste ndër shekuj dhe mbase i nevojitej emulimi i figurës burrnore. Në rastin tonë flasim për poste hierarkike nga dyshi tek dymbëdhjeta ku gjithkush mund të ndërtojë profile personale më natyrale.
Dhembshuria për njerëzit, dashuria për familjarët, përkujdesja për ata në nevojë, janë cilësi, mbase lipset të them virtyte, që ndonëse universale tek njeriu, asociohen më shumë me gruan në traditën kulturore tek ne. Promovimi publik i tyre mbetet i dobishëm; sidomos kur ballancon personazhet që pretendojnë se janë veshur me parzmore e vringëllojnë arme metalike virtuale për të projektuar forcë e dhunë. Por edhe shoqëria heshturazi i dëshiron ato virtyte; për pasojë edhe elektorati me votë preferenciale.
Ndoshta unë nuk i premtoj dot votën time kandidates në fjalë por përzëmërsisht i uroj asaj të mbledhë sa më shumë vota për vete; mundësisht të avancojë e të parakalojë edhe Grupin e Strukturuar Inceneratorik që udhëheqja e ka renditur në ballë të listës.
Por më fort i uroj asaj që, tok me shoqe e me kolege, të ofrojë e të inkurajojë virtyte femërore që kaq shumë i duhen sot shoqërisë.

*Ish ministër e deputet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.