Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, në piknikun e organizuar nga të rinjtë e këtij qyteti. I surprizuar nga prania e madhe, Basha tha se 25 prilli është ndryshimi i madh për çdo të ri elbasanas me hapjen dhe sigurimin e vendeve të punës. Ai gjithashtu u zotua se Elbasani do ketë një kampus të ri dhe modern universitar.
Lulzim Basha: 25 është dita e fitores, është dita e ndryshimit për të gjithë shqiptarët e në veçanti për rininë e Elbasanit e të Shqipërisë. Pas kësaj na presin punë të mëdha. Shumica prej jush keni qenë gjimnazist ose dhe në 9 vjeçare , kur kemi nisur një punë shumë të madhe që e ka transformuar Elbasanin, që është tuneli i Elbasanit dhe rruga Tiranë-Elbasan. Dhe për këtë rrugë shumica nuk kishin besim. Ekzistonte dhe një projekt tjetër që dilte nga Baldushku në Papër. Nuk e di kujt i kujtohet prej jush, por ishte krejt ndryshe nga projekti që dëshironin banorët e Elbasanit, banorët e Librazhdit, Përrenjasit, Cërrikut, Belshit, Gramshit, sepse realisht rruga që ndërtuam në fund të fundit, është rruga që bëri Elbasanin dhe Tiranën një. Ajo tjetra do tё na duhej tё paktën njё orë, njё orë e 15 minuta pёr tё mbërritur deri nё Krastë. Tani nisesh nga Tirana dhe vjen pёr njё orë. Dhe Tirana me Elbasanin pёr shkak tё kësaj rruge janë dy qytetet mё afër njëri-tjetrit nё gjithё Shqipërinë. Mirëpo unё e kuptoj sikurse flisnin pёr atё rrugё dhe pёr tunelin e Elbasanit, tunelin e Kërrabës atëherë, shumica e njerëzve thonin s’ka pёr tu bёrё nё fakt e bёmё apo jo?! Tani nё kёtё vend ku ndodhemi sot këtu nё tё gjithё kёtё hapësira tё bukur qё ёshtё kaq afër qytetit tё Elbasanit, edhe këtu kemi patur njё plan, i cili pёr fat tё keq nuk ёshtё bёrё realitet kanё kaluar 8 vite dhe pёr kёtё plan kanё folur dhe kundërshtarët tanё politik qё kanё patur 8 vite kohë qё ta realizojnë. Unё sot meqë jemi nё piknik nuk do zgjatem shumë me deklarata politike meqë nё fushatë jemi dhe nё fushatë fitore dhe fitore, por dua njё zotim t’ua jap atyre qё janë nё universitet akoma dhe gjimnazistëve tё Elbasanit se, dhe gjithё atyre qё duan tё vijnë e tё studiojnë nё universitetin e Elbasanit, se ju qё po mbaroni pёr fat tё keq do ta shijoni por nuk do tё jeni pajës e këtij zhvillimi sepse jeni nё fund tё studimeve dhe se pёr ju kam tё tjera prioritete. Pёr ju kam prioritet zgjimin ekonomik tё Elbasanit dhe Shqipërisë dhe sigurimin e vendeve tё punës. Ndërsa për gjithë studentët e kam një zotim dhe dua ta përsëris: Ekziston një koncept, një ide që këtë park të bukur këtu, sigurisht jo gjithë parkun por një pjesë të parkut ta përdorim për të ndërtuar këtu një nga kampuset më moderne universitare të Shqipërisë. Mbani mend para disa ditësh pata një konferencë me aleancën e universiteteve europiane dhe me komisioneren europiane për digjitalizimin. E mbani mend?
Të rinjtë: Po!
Lulzim Basha: Ajo që e bëri të paharrueshme ishte dhe reagimi I kryeministrit në ikje që u tërbua, tha se kjo është ndërhyrje në punët e brendshme. “Është ndërhyrje në fushatë”- tha. Jo nuk është ndërhyrje në fushatë por është shprehje e besimit që kanë evropianët tek rinia shqiptare dhe tek Partia Demokratike dhe tek planet tona që së bashku me ta ti japim të rinjve dhe të rejave shqiptare të njëjtat mundësi të njëjtat mekanizma si rinisë Europiane. Dhe ju e dini Europa ka ndarë shuma të mëdha parash për universitetet e Ballkanit, është një mëkat i vërtetë që Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë nga këto fonde, jo për faj të universiteteve por për faj të qeverisë. Dhe ju e dini unë kam studiuar jashtë dhe ja dedikoj një pjesë të madhe të suksesit tim në jetë faktit që më është dhënë kjo mundësi për të studiuar jashtë në një kohë ku kjo mundësi u ofrohej shumë pak njerëzve. Sot duhet t’ju them diçka tjetër, me teknologjinë që ka avancuar, me këtë vëmendje të veçantë që ka Europa për të trajnuar të rinjtë shqiptarë me mënyrën se si i njoh mekanizmat që funksionojnë për të sjellë qoftë trajnimin qoftë trajnuesit, apo për t’ju nxjerrë ju nëpër program ne Exchange që i thonë, pra programe shkëmbimi nëpër universitetet europiane. Unë ju siguroj që shumë shpejt rinia e Elbasanit dhe rinia e gjithë Shqipërisë do të ketë të njëjtën përgatitje profesionale si rinia europiane dhe do të jetë e gatshme për tregun e punës. Se unë e di që problemi kryesor që keni dhe brenga më e madhe që ju dhe familjet tuaja keni është siguria për të nesërmen e në veçanti punësimi.
Po ju them që gjërat mund të ndryshojnë dhe me votën tuaj, me energjinë tuaj ju jap garancinë time personale se do të ndryshojmë, se ju do të keni të gjitha mundësitë, jo vetëm të trajnoheni në fushat që dëshironi por edhe të punësoheni në një ekonomi e cila do të zgjohet nga letargjia 8 vjeçare. Një ekonomi që nuk do t’i takova vetëm një apo dy oligarkëve por do t’i takojë të gjithë shqiptarëve, një pasuri e mrekullueshme siç është Shqipëria, siç është Elbasani. Shikojeni këtu nga Krasta sa e bukur që është. E cila do të fillojë të funksionojë për të gjithë dhe ky është zotimi im dhe i ekipit tim para jush por deri me 25 prill kam nevojë për ndihmën tuaj, energjinë tuaj, besimin tuaj. Ndryshimi po vjen dhe ju jap fjalën. Askush nuk e meriton dhe nuk do ta shijoj më shumë ndryshimin që po vjen se rinia shqiptare kudo që ndodhet. Ta përzhisim pak të keqen tani? Të mirën e kam fjalën.
Në fund Basha ka shkëmbyer disa batuta me të rinjtë, ku nuk ka lënë pa ngacmuar edhe kundërshtarët politik.
Lulzim Basha: Ndaj pa e zgjatur shumë se kemi ardhur për piknik jo për miting dhe si duket më presin dhe detyra të veçanta siç është skuqja e salsiçeve në zgarë. Jo s’qenkam aq dobët se s’kam qenë duke skuqur salsiçe atë natë. Meqë do ta dish kam qenë duke skuqur mëlçi pule.
Qytetari: Poshtë Taulant Balla!
Lulzim Basha: S’është në meny sot.
Qytetari: Do hamë Ramën.
Lulzim Basha: As ai s’është në meny sot.
Qytetari: E kemi djegur mos e vra mendjen.
Lulzim Basha: Kërpudhat helmuese nuk janë në meny sot.
a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/