Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjekmarkaj: Edi Rama, një rrobë që duhet flakur!

27/03/2021
Gjekmarkaj: Edi Rama, një rrobë që duhet flakur!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kandidati për deputet i PD në Lezhë Agron Gjekmarkaj shkruan se Edi Rama është një rrobë që duhet flakur. Ai është shprehur se, Rama do t’i humbasë zgjedhjet me meritën e tij dhe se nuk ka patur asnjë sukses gjatë qeverisjes.

“Edi Rama si një rraqe për tu hedhur ! Edi Rama i humbet zgjedhjet për meritën e vet të plotë! Ai nuk ka patur asnjë sukses në qeverisje por shumë të tillë në modele! Mund ti rreshtojmë disa. Rama është Kryeministri më i gjatë, më shallvarëgjëri, më ekzibicionisti në gojështhurje , më arroganti, peng i lacave dhe bracave, rrugëhapësi i tyre në parlament e pushtet lokal.Gënjeshtar organik, bahçevan i banalitetit , kultivues i servilizmit, rrafshues i parasë publike, lerues i arave kanabike, debues i shqiptarve në emigracion, i dyshimtë vetë si emigrant.I papunë me shume fjalë mbi punën, natës i thotë ditë e ditën e bën të padobishme, kapës i drejtësisë i kapur vetë nga të padrejtët, lubrifikant i korrupsionit vetë më mendime të thata, zaptues i hapsirës mediatike në të cilën ka plot kamerierë lepe peqe. Mit për Elisën, Etildën, Ogertën, Damjanin, Arbenin, Nikon, Beqen e shumë të tjere kulturogë e akademikë si këta dhe bashkë me ta i urryeshëm për shumicën e shqiptarve !

Edi Rama ka tetë vjet që detyroj popullin të ikë, tani do të kthehet Populli dhe do ikë Rama. Si saraj personal e ka bërë Shqiperinë së bashku me sejmenet e tij pa gjini ! Ai vetëm premton dhe në çdo rast kuturis një genjeshtër!

Tani atë që se ka bërë në tetë vjet na premton se do e bejë në katër ! I janë zëne veshet , i janë lebyrur sytë.Nuk kupton që Shqiperia kërkon dëbimin e tij por jo, ai kacavirret me thonj, këlthet , ulëret bërtet! E ka tejkaluar me kohë merzinë, çdo cak të dëmit po ashtu, duke fituar perbuzjen e popullit të tij !

Edi Rama është kurajoz , është kurajoja e atij që ka frikë e atij që njeh vetveten në raport me bemet  e pushtetit dhe fatin e mepasëm dhe o burra kerkon e kerkon me kotelet e tij nga pas që mjaullijnë si shpirt i keq!Edi Rama është i paditur, i palexuar në thelb i pashkollë me aftësi jo të vogla manipulimi!Edi Rama nuk ka më program, nuk ka më skuader, nuk ka me forcë , është thjeshtë një rraqe e historisë tashmë që po shkon pandalshem në muzeum ose tek kater penxheretë!Në Lezhë po nxjerrim lënden e parë për t’ja bërë sa më te lehtë jetesen e re!”, ka përfunduar ai./ CNA.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.