Bashkimi Evropian ndalon eksportet e vaksinave drejt Shqipërisë

Bashkimi Evropian ndalon eksportet e vaksinave drejt Shqipërisë

260
0
Shares

Bashkimi Europian ndalon eksportin e vaksinave drejt Shqipërisë duke e shtuar vendin tonë në listën e vendeve që do i binden dy parimeve të vendosura nga Brukseli, proporcionalitetit dhe reciprocitetit.

Deri në fund të muajit qershor, nëse sdo të ketë një shtyrje tjetër, asnjë vend i Bashkimit Europian nuk mund të eksportojë vaksina drejt Shqipërisë. Në rast se vendi ynë do ta kërkojë diçka të tillë, duhet miratimi i vendeve anëtare, të cilët me mekanizimin e ri duhet të vlerësojnë dy aspekte; proporcionalitetin dhe reciprocitetin. Proporcionaliteti i referohet situatës epidemiologjike në vendin që bën kërkesën, situatës me vaksinimin, etj, për të kuptuar në rast se vendi në fjalë ka një situatë më të keqe apo jo se vendi nga i cili kërkon të importojë vaksinat.

Principi i dytë mbi të cilin vendet anëtare do të vendosin, është ai i reciprocitetit, çka penalizon ato vende të cilat ndalojnë gjithashtu eksportet e vaksinave drejt BE apo të materialeve të tjera kritike. Pas prezantimit të aktit të ri, numri një i Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen u shpreh se Bashkimi Europian aktualisht është eksportuesi më i madh në botë i vaksinave, por se një gjë e tillë duhet të gjejë reciprocitet. Veç Shqipërisë, pjesë e listës janë edhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës. Zvicra, Islanda, Norvegjia apo Izraeli janë gjithashtu pjesë e kësaj liste, e cila pritet të shkaktojë mjaft debate.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY