Sot mblidhet kryesia e PS, “armiku” Koço Kokëdhima nuk njoftohet

Sot mblidhet kryesia e PS, “armiku” Koço Kokëdhima nuk njoftohet

43
0
Shares

Ish-deputeti Koço Kokëdhima nuk do të jetë pjesë e mbledhjes së sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste. Ndonëse ai është Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, ish-ligjvënësi i majtë nuk është vënë në dijeni për mbledhjen.
I pyetur për ‘News24’, Kokëdhima theksoi se: “Nuk kam marrë asnjë njoftim për mbledhje”.
Mësohet se Kryesia e PS do të mblidhet në orën 18:00 për të diskutuar projektligjet që do të dërgohen në Kuvend ditën e enjte.
Ndërkohë, e pyetur nga “BalkanWeb”, zëdhënësja e Kryesisë së PS, Elisa Spiropali theksoi se kjo eshte nje mbledhje periodike dhe njoftimet bëhen nga kryetari.
“Takimi i sotëm në orën 18:00 është një mbledhje periodike që bëhet në Kryesinë e PS. Nuk mund të them se pse zoti Koço Kokëdhima nuk vjen”, tha Spiropali për “BalkanWeb”.
Pas heqjes së mandatit si deputet, Kokëdhima është distancuar nga roli i tij brenda PS-së, ndërsa shpesh herë në media është përfolur për një marrëdhënie jo të mirë mes tij dhe kryeministrit Rama. Në seancën plenare pritet të diskutohen ligjet për reformën në drejtësi, pr/ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, dhe ligji për kamerat e sigurisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY