Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Incidenti i Ramës me gazetaren Haklaj, reagon Albani Vokshi

13/03/2021
Incidenti i Ramës me gazetaren Haklaj, reagon Albani Vokshi
Share on FacebookShare on Whatsapp

https://www.facebook.com/albana.vokshi/videos/1037225426802816/

Ka reaguar sot ish-Kryetarja e Komisionit te Medias Albana Vokshi pas incidentit që shkaktoi Kryeministri Rama me gazetaren e fax tv, Efona Haklaj.

Deklarata e Vokshit:

Të prekësh me dorë një gazetar është fundi për një politikan. Sjellja e sotme e Edi Ramës si e një të forti rruge me gazetaren Edona Haklaj, tregon fundin e tij edhe si njeri. Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë aktin e dhunshëm të Edi Ramës kundër gazetares së re.

Prej 23 vitesh në politikë, Edi Rama ka dhënë prova të shpeshta se ai nxit dhunën verbale dhe fizike ndaj grave dhe kundërshtarëve politikë

Ky kryeministër brutal, si në jetën personale, edhe atë politike i ka përdorur gratë vetëm për fasadë. Pas fasadës, është një politikan i rrezikshëm për gazetarët, për median, për gratë dhe për shoqërinë. Ky model do të marrë fund më 25 Prill me votën e çdo shqiptari që do një kryeministër normal dhe të qytetëruar.

Çfarë ndodhi:

Edi Rama shtyu sot gazetaren e Fax News, Edona Haklaj pasi nuk kishte maskë në nisje të procesit të vaksinimit. Kryeministri Edi Rama e pyeti gazetaren jashtë shkollës “4 Dëshmorët” në kryeqytet se pse nuk ishtë me maskë pranë tij. “Po ti pse s’mban maskë”,-i tha Rama dhe menjëherë ajo iu përgjigj. “E kam harruar në makinë”-ia ktheu gazetarja Edona Haklaj. Rama e urdhëroi të shkonte dhe ta merrte në makinë.  “Shko në makinë, ik merre”-tha Rama.

Ajo vijoi të mbante mikrofonin duke mos iu përgjigjur më kryeministrit derisa ky i fundit nuk hezitoi ta largojë me duar. Përpos faktit që kryeministri nuk duhet të prekë asnjëherë dikë, aq më tepër një gazetare pasi konsiderohet akt ofensiv, ai vetë mbante një maskë cope të liruar komplet e cila nuk i mbulonte as hundët e as gojën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.