Nga Edmond Spaho
Ndoqa sot shpifjet qe me beri ne Parlament Arben Ahmetaj! I paska djegur shume ajo qe paskam thene per FMN, Edi Ramen dhe Arben Ahmetaj. Nuk kam genjyer. Thjesht i jam referuar asaj qe ka thene FMN, si qeveria me e deshtuar qe kane pasur ndonjehere shqiptaret.
Edhe per te tjerat nuk kam genjyer. Arben Ahmetaj perkthyes eshte, ate shkolle ka mbaruar. Nuk ka pse i vjen turp nga profesioni i tij, sepse perkthyesi eshte profesion I nderuar, pavaresisht se edhe ne kete fushe, ai nuk e ka ndritur. Ne te tjerat jo e jo.
Edhe Edi piktor eshte. Ka bere vetem ate shkolle dhe per pasionin e vet shkon deri ne New Jork per te blere bojra, ndersa policia vret qyyetaret, dhjetera te tjere vdesin ne dite dhe mijera te tjere jane pa kujdes.
Kur me akuzon mua si hajdut, ne Devoll fillojne e qeshin me te madhe, te majte e te djathte. Une nuk kam qene asnjehere ne jeten time deputet i Devollit.
Se kush eshte hajdut ne kete vend, shqiptaret e dine mjaft mire. Edhe une kam qene minister, por vazhdoj te rroj me dinjitet me page dhe ne apartamentin qe ka ndertuar Enti I Banesave ne vitin 1995 ne rrugen Don Bosko.
Shqiptaret njohin gjithashtu edhe se cilet jane komedianet e premtimeve te rreme e te pambajtura, qe i kane marre ne qafe. Komedia e Rilindjes me deshtimet e medha te Edi Rames apo Arben Ahmetajt, i kushton kaq shume Shqiperise dhe Shqiptareve.
Per gjithe sa Arben Ahmetaj tha per mua ne Parlament, do te shihemi ne gjykate per shpifje dhe fyerje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/