Kodi penal, ndryshime për ndërtimet pa leje, votimi në Kuvend

Kodi penal, ndryshime për ndërtimet pa leje, votimi në Kuvend

1043
0
Shares

Kuvendi po ndërmerr sot miratimin e  disa ndryshimeve në Kodin penal që ndër të tjera lidhen edhe më ndërtimet pa leje por edhe cilësinë e ndërtimeve në përgjithësi.

Kjo është hera e parë që Kuvendi i 2017 bën edhe ndonjë punë me interes publik dhe jo vetëm për interes të oligarkisë politike dhe ekonomike.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se ndryshimet në Kodin Penal forcojnë politikën penale ndaj ndërtimeve pa leje si dhe garantohet se ndërtimet do të jenë sipas të gjitha parametrave të duhura.

“Duam të ndërhyjmë në kodin penal që të mbrojmë shëndetin e njerëzve, që të mbrojmë edhe punimet në ndërtime. Me ndryshimet, forcojmë ligjet për çdo ndërtim pa leje. Ligji aktual nuk parashikon pasojat deri në humbje jete.

Përgjegjësitë janë të parashikuara në KED. Të forcojmë politikën penale ndaj ndërtimeve pa leje.  Duhen përmbushur ligjet dhe kriteret për ndërtimet. Me anë të këtij ligji, garantojmë se çdo metër katror ndërtim, të jetë sipas standardeve”, tha  Gjonaj gjatë fjalës së saj në seancën plenare në Kuvend./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY