Nard Ndoka kritikon Kryeministrin për emrin e ministrit të Brendshëm

Nard Ndoka kritikon Kryeministrin për emrin e ministrit të Brendshëm

100
0
Shares

Kreu i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka kritikoi sot Kryeministrin Rama se kishte emeruat si minister te Brendshem nje person qe nuk ofron garanci per zgjedhjet.

“Përballë zgjedhjeve të 25 prillit ishte domosdoshmëri që Edi Rama ta lexonte realisht dhe politikisht këtë lëvizje të detyruar të tij. Une nuk e prisja këtë emër, që Rama do të gabonte dhe do të rrëshqiste me këtë zgjedhje.

Gjykoja se do të kishte një profil tjetër një profil teknik, që të ofronte garanci për organizimin  e zgjedhjeve të ardhshme, të krijonte kushte dhe një atmosferë besimi edhe tek opozita.

Nuk gjykoj se ka pengesa, për faktin se është një ministër në detyrë, për dekretim, por ka pengesa morale ka pengesa politike do të ketë edhe një gjykim në përgjithësi nga opinioni. Milva Ekonomi është një ministre që ka një profil teknik më tepër sesa politik, ruaj një konsideratë për zonjën në fjalë. Është një profil i pranueshëm.”- tha Ndoka gjate nje interviste per faxnews. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY