FOTO/ Në Durrës qytetarët protestojnë me arkivol në krahë

FOTO/ Në Durrës qytetarët protestojnë me arkivol në krahë

46
0
Shares

Protesta e mbrëmjes së sotme në Durrës për vrasjen e Klodian Rasha është bërë në mënyrë të pazakontë. Protestuesit kanë marshuar rrugëve të qytetit me arkivol në krahë.

Të rinjtë që sonte ishin më të paktë në numër u mblodhën fillimisht në sheshin Liria dhe me arkivolin ne duar ku kishin ngjitur mesazhet “Kush është tjetri”, “Shpresa” dhe  “Dinjiteti i policisë” u nisën drejt drejtorisë së policisë Durrës aty ku kishin vendosur për ta lënë.

Por, marshimi i tyre u ndërpre nga policia pak metra larg qendrës. Efektivët e policisë që po monitoronin protestën bënë shoqërimin e pesë personave pjesëmarres dhe ndaluan zhvillimin e mëtejshëm të saj.

Në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit kanë shpërthyer prej ditësh protestat për vrasjen e të riut nga një efektiv policie mesnatën e 8 dhjetorit në Tiranë.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY