Tone të larta, sherr dhe nervozizëm ka pasur në mbledhjen e Komisioni për Sigurinë Kombëtare për rishqyrtimin e ligjit “Për masat shtesë të sigurisë publike”.
Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu kritikoi kryetarin e komisionit, Spartak Braho për shkelje të procedurave duke mos i njohur anëtarët e komisionit me ndryshimin e 8 neneve të ligjit.
Debatet çuan në ndërprerjen e mbledhjes 15 minuta pasi kishte nisur. Por, nervozizmi vijoi në korridoret e Kryesisë mes Brahos dhe Ndreut.
Kryetari Spartak Braho kërkoi me insistim një konsultë me deputetin Ndreu por në këto pamje shihet refuzimi i këtij të fundit. Braho fillimisht e kap nga krahu deputetin e PS-së, kur ishin duke dalë nga salla e mbledhjes dhe më pas në korridor kryetari e tërheq nga xhaketa.
Ndeu kundërshton duke i thënë: “Kam pune nuk merrem me ju”. Ndërsa ne rinisjen e mbledhjes se komisionit janë ulur tonet dhe u miratuan ndryshimet e ligjit pa praninë e opozitës, e cila braktisin mbledhjen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/