Donald Trump nuk e pranon ende humbjen dhe përdor një video të publikuar në rrjetet sociale për të paralajmëruar vazhdimin e betejës ligjore kundër rezultatit elektoral. Ai gjithashtu shton se do të vazhdojë të mbrojë ndershmërinë e votës, duke premtuar se do të numërohet çdo fletëvotimi e vlefshme. Trump e cilësoi këtë si fjalimin më të rëndësishëm që ka bërë ndonjëherë për sa i përket manipulimeve të zgjedhjeve.
Trump këmbëngul tek akuzat e tij pavarësisht se ministri amerikan i drejtësisë William Bar ka përjashtuar mundësinë e manipulimeve të procesit të votimit.
Ai shprehet se ka detyrën e lartë të mbrojë ligjin dhe kushtetutën. I njëjti filmim, është publikuar në variantin prej 45 minutash në Facebook. Trump akuzoi rivalin demokrat Bajden se nuk ka bërë as fushatë elektorale nga që e dinte se rezultati do të ishte gjithësesi në favor të tij.
/DRONI/ al l.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/