Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 10 viktima nga COVID-19
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (81,75 vjeç), Prishtinë 2 (83,58 vjeç), Viti 2 (77, 77 vjeç), Mitrovicë 1 (71 vjeç), Pejë 1 (79 vjeç), Junik 1 (83 vjeç), Rahovec 1 (78 vjeç).
Sipas njoftimit te IKSHPK-së, nga 1.375 mostra të testuara janë konfirmuar edhe 521 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 585 pacientë ndërsa raste aktive janë 13.505.
/DRONI/al l.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/