Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është kundër miratimit të ligjit për importin e mbetjeve nga jashtë, dhe e vlerëson tërësisht të gabuar qasjen, argumentet dhe logjikën për të miratuar një ligj të tillë.
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë vlerëson, se së pari procesi i parapërgatitjes së këtij ligji nuk është shoqëruar me konsultime të gjera, të hapura, dhe me një proces transparent. Ky proces duhet të fillonte se pari me konsultime me organet e pushteti vendore, me ekzekutivin dhe legjislativin e 61 bashkive dhe 12 qarqeve, dhe të merrte dakordësinë e tyre, dhe të gjitha grupeve të interesit që përfaqësojnë të zgjedhurit vendoret por po jo vetëm.
Procesi i hartimit të këtij ligji është bërë në cikël të mbyllur gjeografikisht dhe cikël të mbyllur pjesëmarrjeje duke shmangur qëllimisht konsultimet dhe debatet e hapura mbar kombëtare.
Shoqata e Bashkive shpreh keqardhjen e madhe që për interesa politike dhe biznesi, të krijohet alibi se ky ligj duhet pasi nuk performojnë mirë bashkitë, dhe shkaku tjetër kishte të bënte me faktin se kishte shume bashki dhe komuna para reformës territoriale që nuk menaxhonin mire vend- grumbullimet e mbetjeve.
Reformës Administrative nëpërmjet së cilës u krijuan 61 njësive vendore të reja me shtrirje hapësinore më të gjerë dhe numër popullsie mjaft më të madh sesa të mëparshmet, pritet të krijoj kushte dhe klime më të mirë për bizneset e riciklimit, duke performuar më mirë dhe duke ndërtuar një sistem të menaxhimit të integruar të mbetjeve, çka do të sjellë më shumë lëndë të parë vendase për këtë industri, duke beret e panevojshme importin, pra te panevojshëm këtë ligj.
Megjithatë, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë vlerëson, se standardet e tashme të punës në qeverisjet vendore në përgjithësi janë ende larg mundësive, kërkesave të biznesit dhe qytetareve dhe sidomos krahasuar me vendeve të ne rajon dhe Europë, kryesisht në fushën e mjedisit dhe menaxhimit të mbetjeve.
Por, kjo vjen së pari nga defektet e sistemit, nga mungesa e kuadrit ligjore dhe rregullator, nga mungesa e bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërinstitucional , nga mungesa e vullnetit të pushtetit qendror për të mbështetur bashkëpunimin ndërbashkiak, për menaxhimin e mbetjeve dhe vendgrumbullimin e tyre mbi baza rajonale.
Shoqata e Bashkive vëren me keqardhje gjithashtu, politika të dobëta të qeverisë qendrore dhe një mungese vizione për çështjet mjedisore, dhe ajo që është më e rëndësishme, faktin se qeveria qendrore nuk financon bashkitë për sistem me standarde të menaxhimit të mbetjeve, por i orienton financimin ne projekte butaforike dhe imazheri.
Ndaj ne kërkojmë që qeveria së pari të decentralizojë dhe të forcoje me çdo instrument bashkitë.





