Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHKODER/ Policia gjen drogen ne kovat me djathe

18/11/2020
SHKODER/ Policia gjen drogen ne kovat me djathe
Share on FacebookShare on Whatsapp

Goditen dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, sekuestrohet lëndë narkotike kanabis ne Shkoder nderkohe qe u arrestuan në flagrancë 4 shtetas.

“Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në zbatim të planit të masave dhe planit operacionit “Armstrong”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një mjet po transportonte lëndë narkotike në drejtim të Shkodrës, kanë organizuar punën dhe kanë lokalizuar mjetin me drejtues shtetasin J. Sh. dhe pasagjerë shtetasit B. S. dhe K. S. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur brenda një kove me djathë, një qese me lëndë narkotike, me peshë rreth 1 kg.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas merrej me shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës, specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër kanë ushtruar kontrolle në zona të ndryshme në qytet dhe si rezultat në sheshin “Demokracia” kanë konstatuar shtetasin G. S., i cili kur ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa në formë çokollate.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: J. Sh. 31 vjeç, banues në fshatin Vrak, Malësi e Madhe; B. S., 36 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër; K. S., 50 vjeç, banues në fshatin Grude e Re , Shkodër dhe G. S., 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produktit të veprës penale”, njoftoi policia e Shkodres. /DRONI.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

MEDIA GJERMANE/ Prej 21 ditësh Shqipëria po zien: Të ikë Rama

MEDIA GJERMANE/ Prej 21 ditësh Shqipëria po zien: Të ikë Rama

23/06/2026
DITA 18/ Bulevardi mbushet me protestues: Rama jepe dorëheqjen!

Rama për protestat: “Shkoni q…”, kryeministri i fut një të sharë protestuesve në Financial Times

23/06/2026
Berisha publikon pamjet: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm

Berisha publikon pamjet: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm

23/06/2026
Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Ti nuk je viktimë e halleve të mia, je autori i tyre

Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Ti nuk je viktimë e halleve të mia, je autori i tyre

23/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MEDIA GJERMANE/ Prej 21 ditësh Shqipëria po zien: Të ikë Rama

MEDIA GJERMANE/ Prej 21 ditësh Shqipëria po zien: Të ikë Rama

23/06/2026
DITA 18/ Bulevardi mbushet me protestues: Rama jepe dorëheqjen!

Rama për protestat: “Shkoni q…”, kryeministri i fut një të sharë protestuesve në Financial Times

23/06/2026
Berisha publikon pamjet: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm

Berisha publikon pamjet: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm

23/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.