Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në TV Klan, foli ndër të tjera mbi zgjedhjet e zhvilluara në Dibër.
Basha tha se vjedhja e votave ka qenë një nga ngjarjet më skandaloze që i ndodh demokracisë dhe vullnetit të qytetarëve në këtë periudhë.
Sipas Bashës, dy njerëz, Arben Ndoka, veçanërisht njëri, deputeti Sadri Abazi i cili është treguar me fakte që ka pushtuar milion nga buxheti i shtetit, nuk ishte si deputet, por ishte si një biznesmen, i majmur me parat e taksapaguesve.
Ai tha, arsyeja se pse ata të dy ishin aty, pra në Dibër, pyetja është retorike, e ka përgjigjen. Klani nxori planin e blerjes së votës.
Basha theksoi se vëllai i kandidatit doli me video që po kryente aktin e blerjes së votës.
“Dibrën e fituan biznesmenë të majmur nga buxheti i shtetit si Sadri Abazi dhe Rakip Suli”, u shpreh Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/