Horoskopi, 17 Nëntor 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 17 Nëntor 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

322
0
Shares

Dashi

Dita është e mirë për aktivitete krijuese, ngjarje festive dhe fushata promocionale. Ju mund të përqendroheni në një ide interesante e cila ka nevojë për rivlerësim. Duke qenë të rrethuar nga njerëz ose duke punuar për një projekt krijues, do promovoni jetën tuaj dashurore.

Demi

Përpiquni ta bëni jetën më argëtuese dhe më zbavitëse. Mos u fokusoni vetëm në rutinë dhe shmangni veçanërisht punët e shtëpisë. Përqendrohuni në realizimin e ideve krijuese. Në rast se ju vijnë vizitorë të papritur, mos u alarmoni, tregohuni miqësorë.

Binjakët

Yjet ju këshillojnë që të ktheni kokën pas në kohë, në ngjarjet që kanë kaluar së fundmi. Shumë prej jush do të ringjallin kontakte interesante ose do të marrin një udhëtim të shkurtër. Duhet të merrni një mendim shtesë lidhur me një projekt të veçantë, duhet të shfrytëzoni lidhjet premtuese dhe të përmirësoni njohuritë tuaja.

Gaforrja

Këtë ditë do e kaloni duke u argëtuar dhe duke përgatitur dhurata. Dita favorizon bërjen e dhuratave unike. Nëse qëllimi juaj kryesor është fitimi, përpiquni të kombinoni synimet tuaja për krijimin e të ardhurave dhe marrjen e kënaqësisë.

Luani

Yjet ju garantojnë liri për të shprehur veten. Gjatë kësaj dite keni perspektiva të mrekullueshme të cilat do t’iu bëjnë të ndiheni mirë dhe të frymëzuar. Mos u përpiqni të bëni përshtypje tek dikush. Në të njëjtën kohë mos u stepni, por shfaqni talentin tuaj unik dhe individualitetin e spikatur.

Virgjëresha

Një nga detyrat tuaja kryesore është të rishikoni rezervat e brendshme por edhe ato fizike. Ju mund të ndjeheni të gëzuar dhe frymëzuar, por nuk është e nevojshme që diçka të tillë t’ia tregoni gjithë botës. Nëse jeni disi të trembur, ndoshta do të ndiheni më rehat duke qenë vetëm.

Peshorja

Yjet ju ofrojnë standarde, por këshilla kryesore për ju është që të jeni pozitiv. Përqendrohuni në mendimet pozitive dhe mundohuni të harroni gjërat negative sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është dita e kontakteve të lira, horizonteve të reja dhe ideve krijuese.

Akrepi

Planet tuaja kanë nevojë të rishikohen në mënyrë që t’iu përshtaten nevojave të momentit. Mos ecni në rrugë të panjohura. Mos u stepni për të kërkuar gjërat e njohura nga një kënd tjetër i tyre, ndonëse mund të tronditeni pak në fillim.

Shigjetari

13 shkurti do t’iu lejojë që të rifitoni vetëbesimin dhe të prireni nga fati. Nëse së fundmi keni humbur një betejë, krejt papritur do të zbuloni një anë pozitive të dështimit dhe nuk përjashtohet edhe një dhuratë.

Bricjapi

Detyrat e sotme janë të pazakonta dhe kjo është edhe arsyeja pse zgjidhjet e tyre duhet të jenë të të njëjtin nivel. Kjo është një ditë e mrekullueshme për të testuar kreativitetin tuaj, zgjuarsinë dhe sensin e humorit. Edhe më të kujdesshmit dhe më konservatorët e lindur në këtë shenjë, papritmas mund të tërhiqen nga rreziku i rezultateve të panjohura.

Ujori

Mos i stimuloni ngjarjet që të ndodhin. Disa nga idetë tuaja janë ende disi të papërpunuara, ndaj nevojitet një tjetër nivel analize. Sukseset e të tjerëve do t’iu bëjnë xheloz dhe të pakënaqur me veten. Disa prej jush do të zbulojnë se partneri ju ka lënë në hije.

Peshqit

Sot ka shumë rëndësi që të qëndroni pozitiv. Një shaka e mirë qysh në nisje të ditës do t’iu ndihmojë që të ndiheni më së miri. Mund të ndesheni me disa risi në punë, por mundohuni që të përshtateni sa më parë me to. Tregohuni kreativ dhe lërini mënjanë klishetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY