Me shpalljen e fitores së demokratit Joe Biden në SHBA kanë nisur festimet kudo. Edhe ish-sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter rreth triumfit të Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Clinton shkruan se votuesit kanë folur dhe kanë zgjedhur të preferuarit e tyre.
Sipas saj, kjo është një “biletë” që do ta shkruaj historinë për SHBA-të dhe një refuzim për Trumpin.
“Votuesit kanë folur dhe ata kanë zgjedhur Joe Biden dhe Kamala Harris të jenë presidenti dhe nënpresidenti ynë i ardhshëm. Është një biletë historike, një refuzim i Trump dhe një faqe e re për Amerikën. Faleminderit të gjithëve që ndihmuan për të realizuar këtë. Tutje, së bashku”, ka shkruar ajo.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/