Ministri izraelit, Tzachi Hanegbi, është një nga shumë zyrtarë të Izraelit që duan të shohin Donald Trump President të SHBA, kryesisht prej politikave anti-Iran.
Ai deklaroi që nëse Joe Biden fiton presidencën, mund të ketë një luftë Izrael-Iran. Sipas tij kjo do të vijë nga rikthimi i mundshëm i SHBA në marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare me Iranin, e cila lejon vendin arab të zhvillojë energji civile bërthamore, nën mbikëqyrjen e komunitetit ndërkombëtar.
“Biden ka thënë se do të rikthehet te marrëveshja bërthamore me Iranin por kjo do të çojë në një konfrontim mes Izraelit dhe Iranit”, deklaroi Hanegbi.
Presidenti Donald Trump me presionin e lobit hebre, tërhoqi në vitin 2018 SHBA nga marrëveshja dhe vendosi sanksione të rënda ekonomike ndaj Iranit. Administrata e tij argumenton se Irani mund të përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, çka është mohuar vazhdimisht nga Teherani.
Shumë liderë hebrenj po nxisin bashkëatdhetarët të votojnë për Trump, siç ishte thirrja e grupit të rabinëve zionistë disa ditë para zgjedhjeve që nxitën amerikanët të votojnë republikanin, vetëm prej qëndrimit të tij ndaj Iranit.
Komentet janë të logjikshme pasi Izraeli është mbështetur nga të dyja palët në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse marrëdhënia e kryeministrit Netanyahu me ish-presidentin Obama ishte disi e vështirë. Netanyahu ka lavdëruar shpesh dhe ka punuar ngushtë me Trump, prej mbështetjes se tij për Izraelin.
Biden është aktualisht në avantazh, por fituesi në SHBA ende nuk është shpallur.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/