Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrrestohen në Zvicër dy miq të Kujtim Fejzullait. Dyshime që u përfshinë në aktin terrorist

04/11/2020
Sulm terrorist në Vjenë, një i vdekur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia zvicerane arrestoi të martën dy burra për lidhjet e tyre të mundshme me të dyshuarin kryesor për sulmin vdekjeprurës në Vjenë, ku mbetën të vrarë të paktën katër civilë, thanë autoritetet, transmeton radio Evropa e Lire.

Burrat 18 vjeç dhe 24 vjeç, të arrestuar në qytetin Ëinterthur rreth 10 kilometra nga Cyrihu, janë shtetas zviceranë, tha policia në një deklaratë, raporton Reuters.

Ministrja zvicerane e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, tha se burrat ishin “padyshim miq” me sulmuesin e vrarë nga forcat austriake – Kujtim Fejzullain, 20-vjeçarin me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Keller-Sutter shtoi se ata ishin takuar personalisht me Fejzullain, mirëpo nuk e bëri të ditur kohën se kur ka ndodhur takimi.

“Lidhja midis dy personave të arrestuar dhe vrasësit të dyshuar aktualisht është subjekt i hetimeve të vazhdueshme që po kryhen nga autoritetet përgjegjëse”, tha policia e Cyrihut.

Deri më tani, të paktën 14 persona janë arrestuar në Austri gjatë bastisjeve në 18 prona pas sulmit vdekjeprurës në qendër të Vjenës të hënën në mbrëmje.

Policia austriake ka kryer një seri bastisjesh dhe ka bërë 14 arrestime.

Fejzullai, i përshkruar si një terrorist islamik 20-vjeçar, i cili ishte liruar nga burgu dhjetorin e kaluar, u qëllua për vdekje nga policia ndërsa gjuajti ndaj kalimtarëve.

Siguria ka qenë e rreptë në kryeqytetin austriak ndërsa policia nisi një ndjekje për ndonjë sulmues të mëtejshëm.

Por, autoritetet tani besojnë se personi i armatosur mund të ketë vepruar i vetëm.

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se të katërt që vdiqën ishin një grua e moshuar, një burrë i moshuar, një djalë i ri dhe një kameriere. Edhe 22 persona u plagosën.

Një nga gratë që vdiq ishte gjermane, tha ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

Grupi i Shtetit Islamik (IS) pretendoi në një video në kanalin e tij propagandistik në internet se ishte prapa sulmeve, pa dhënë asnjë provë.Evropaelire

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

SPAK dhe BKH sekuestrojnë pasuritë e grupit të AKSHI, mes tyre vila, skafi dhe miliona euro

21/04/2026
Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

21/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

SPAK dhe BKH sekuestrojnë pasuritë e grupit të AKSHI, mes tyre vila, skafi dhe miliona euro

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.