Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flet Ermal Mamaqi: Te “Xing”, nga sot “Qesh ose Zhduku”

24/09/2016
Flet Ermal Mamaqi: Te “Xing”, nga sot “Qesh ose Zhduku”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pasi zbuloi emrin e programit, skenografinë dhe emrin e të ftuarit të parë në rrjetet sociale, Ermal Mamaqi është gati të nisë rrugëtimin e tij në Televizionin Klan, çdo të shtunë në orën 21:00 me “Xing me Ermalin”.
“Thelbi i fjalës ‘Xing’ ka të bëjë edhe me lojën edhe me përplasjet, pra është një bashkim i këtyre dy kuptimeve”.
Ky “Xing” për Ermalin përbën një sfidë.
“Duke filluar që nga televizioni ku jam, salla, investimet që janë bërë dhe pritshmëritë që janë për këtë emision, janë shumë herë më të mëdha”.
Ndryshimet në përmbajtje do t’i përgjigjen dimensioneve të studios së dedikuar për këtë program.
Përveç intervistave, që gjithnjë janë të paparashikueshme, muzika dhe teatri do të vijnë “live” në këtë skenë dhe gjithnjë në funksion të humorit të shëndetshëm.
“Do kem disa ndërhyrje nga këngëtarja e bandës, edhe nga një personazh tjetër, i cili quhet Soni dhe do të jetë gazetari në terren dhe ai ‘çudibërësi’ në studio”.
E tillë do të jetë edhe rubrika më e re në “Xing me Ermalin”. Ajo titullohet “Qesh ose Zhduku”.
“Personat që kanë aftësi interpretative, që bëjnë për të qeshur në familje dhe në shoqëri, të vijnë dhe të tregojnë për një minutë një histori për të qeshur. Nëse publiku i pëlqen atëherë ata janë ‘Qesh’, nëse publiku nuk i pëlqen atëherë atë janë ‘Zhduku’ dhe gropa hapet dhe ata zhduken”.
Çfarë pyetjesh ka përgatitur Ermali për ish-Kryeministrin Sali Berisha, cilët janë personazhet e “Qesh ose Zhduku”, çfarë lajmesh do të raportojë në studio gazetari Soni, përgjigjet e këtyre pyetjeve i merrni sonte, në orën 21:00, në “Xing me Ermalin”. /TVKlan/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Operacion kundër mashtrimeve online, goditen dy call center në Tiranë

Operacion kundër mashtrimeve online, goditen dy call center në Tiranë

13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

13/04/2026
Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

13/04/2026
Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Operacion kundër mashtrimeve online, goditen dy call center në Tiranë

Operacion kundër mashtrimeve online, goditen dy call center në Tiranë

13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

13/04/2026
Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

13/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.