Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

COVID-19/ Humb jetën mjeku nga Lushnja, 80 avionë me qytetarë zgjedhin të kurohen në Europë

27/10/2020
COVID-19/ Humb jetën mjeku nga Lushnja, 80 avionë me qytetarë zgjedhin të kurohen në Europë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mjeku 64 vjeçar nga Lushnja, Muharrem Xhepexhiu, ka ndërruar jetë ditën e sotme te spitali Infektiv për shkak të koronavirus.

Drejtori i spitalit të Lushnjes, Perin Vogli u shpreh për Abc.news se mjeku ishte përgjegjës i qendrës shëndetësore Hysgjokaj dhe se prej disa ditësh ndodhej i intubuar në Tiranë.

“Ka qenë i shtruar në spitalin Covid në Tiranë. Prej disa ditësh ka qenë i intubuar. Nuk ia doli dhe sot në mëngjes ndërroi jetë. Ai ka qenë drejtor i qendrës shëndetësore Hysgjokaj.

Nuk e di si u infektua. Familjar të tij të infektuar nuk ka. Nga momenti që është infektuar nuk kam pasur kontakte sepse u dërgua në Tiranë” tha Vogli.

Ndërsa sot janë raportuar 3 jetë të humbura, numri më i lartë në vendin tonë, vlen të kujtojmë që jo të gjithë zgjedhin të trajtohen për COVID-19 në Shqipëri.

Sipas abc.news vetëm gjatë shtatorit dhe në 20 ditët e para të muajit tetor kanë fluturuar 80 avionë sanitarë nga Aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë drejt shteteve evropiane për të dërguar biznesmenë, zyrtarë, mjekë apo persona që mund të paguajnë shërbimin privat.

Kostoja e transportit dhe trajtimit për koronavirus jashtë vendit varion nga 30 deri në 50 mijë euro, ndërsa më të përzgjedhurit për kurim janë spitalet e Turqisë e më pas Italisë, Gjermanisë apo Austrisë .

Mungesa e aparaturës që oksigjenon gjakun jashtë trupit duke e mbajtur një person në jetë dhe kur mushkëritë nuk funksionojnë e quajtur ECMO, me vlerë rreth 60-70 mijë euro, është shkaku kryesor që  të infektuarit me koronavirus zgjedhin të kurohen jashtë Shqipërisë.

/DRONI.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.