Në rubrikën “pyetje nga ‘Facebook’”, Sali Berisha, i ftuar në emisionin“Xing me Ermalin” në TV Klan, ka befasuar me një përgjigje për të ardhmen e tij, në rast të rizgjedhjes s mundshme si kryeministër.
“Në se këto 200 – 300 vitet e fundit do bëhesh sërish kryeministër, kë do të zgjidhje për të vendosur kryetar Kuvendi.?”, ishte një pyetje në “Facebook”.
“Jam ndarë në herë e përgjithmonë nga posti i kryeministrit”, u përgjigj Sali Berisha.





