Policia arrestoi sot ish drejtorin e OST, Klodian Gradeci me akuzen e evazionit fiskal.
“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Akciza”, i finalizuar më datë 06.10.2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. G., 45 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës””, thuhet ne njoftimin e policise.
Gradeci akuzohet per nje dem afro 2 mln dollare shtetit. Me heret ai ka qene edhe drejtor ne AKBN ku edhe dyshohet se kreu shperdorim detyre. Besohet se dy biznese shfrytezuan puset e naftes dhe nuk investuan duke shkaktuar demin e mesiperm.
Eshte ne kerkim po aahtu edhe nje biznesmen me emrin Isuf Berberi. Me heret u arrestua Naim Kasa, biznesmen ne fushen e hidrokarbureve. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/