Policia Identifikon njërin prej autorëve të tentativës së vjedhjes me armë ne Selenice te Vlores.
Më datë 25.10.2020, rreth orës 20:00, në fshatin Haderaj, Selenic, dy persona kanë tentuar të vjedhin me armë në banesën e shtetasit F.Ç, por nuk kanë mundur, pasi janë diktuar nga të zotët e banesës dhe janë larguar me një automjet Benz.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë janë vënë nē ndjekje të autorëve të cilët kanë braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira janë larguar ku vijon krehja e zonës për kapjen e tyre. Por njeri prej tyre eshte identifikuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dytë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/