Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘20 milionë euro për inceneratorin e Fierit, por ai nuk ekziston’, Vokshi shkon pranë godinës: Ku shkojnë paratë?!

14/10/2020
‘20 milionë euro për inceneratorin e Fierit, por ai nuk ekziston’, Vokshi shkon pranë godinës: Ku shkojnë paratë?!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka vazhduar me denoncimet se si qeveria e Edi Ramës po jep lek për inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe nuk jep para për të ndihmuar qytetarët.

Albana Vokshi ka shprehur sot se vetëm para pak ditësh qeveria ka kaluar 2 milionë Euro për llogari të dy inceneratorëve, inceneratorit të Fierit dhe dhe inceneratorit të Tiranës, duke e çuar kështu totalin e fondeve për llogari të këtyre dy inceneratorëve në 75 milionë euro.

“Unë sot jam në Mbrostar. Jam në vendin ku duhet të grumbullohen e më tej, të përpunohen nga inceneratori të mbetjeve kryesisht të Qarkut Fier. Përllogaritet që janë mbi 60 mijë ton mbetje në një vit që duhet të grumbullohen këtu e më tej të përpunohen.

Në fakt, ajo çka ka ndodhur, është se mbetjet vazhdojnë të grumbullohen por ato nuk përpunohen pasi inceneratori nuk është funksional. Vazhdojnë të grumbullohen duke e shndërruar këtë vend këtu në një katastrofë ekologjike, në një bombë ekologjike e cila po cënon edhe shëndetin e banorëve përreth.

Pra para ka, por paratë vidhen dhe shkojnë në inceneratorë jofunksionalë. Pra para ka, por paratë vidhen dhe shkojnë në xhepat e oligarkëve të Edi Ramës. Nëse paratë do të shkonin në interes të publikut, në interes të shqiptarëve, me 2 milionë euro mund të ishin siguruar maska për 1 milionë qytetarë shqiptarë për të gjithë sezonin e dimrit.

Maska për pensionistët, për fëmijët, për mësuesit dhe për të papunët që nuk mund t’i sigurojnë dot ato. Me 2 milionë Euro që Edi Rama ia kaluar inceneratorit të Fierit dhe të Tiranës, që në fakt nuk funksionojnë, pas të cilëve janë kompani fantazëm, klientë të Edi Ramës, me 2 milionë eurot mund të ishte siguruar testimi për të gjithë mësuesit në të gjithë Shqipërinë. Testimi serologjik dhe ai me tampon. Madje mund t’u ishte siguruar mësuesve një shpërblim dinjitoz për punën e palodhur në kushte kaq të vështira mësimdhënie, në kushtet e Pandemisë Covid 19,-shprehet Vokshi.

/DRONI.al/

Tags: Albana vokshiDenoncimiinceneratoretPD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Gazment Bardhi: BE i vendos 34 kushte Shqipërisë, pengesa për integrimin është Edi Rama

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.