Komisioni vendosi të zhvillohej virtualisht, Trump refuzon debatin e dytë me Biden:...

Komisioni vendosi të zhvillohej virtualisht, Trump refuzon debatin e dytë me Biden: S’kam kohë për të humbur

87
0
Shares

Presidenti Donald Trump ka refuzuar të marrë pjesë në një debat televiziv virtual me rivalin e tij demokrat Joe Biden, raporton BBC.

Më parë komisioni vendosi qe formatin e debatit të 15 tetorit ne Miami do të duhej të zhvillohej virtualisht.Vendimi u mor pasi Z. Trump u diagnostikua me koronavirus. Ai u trajtua në spital, u lëshua dhe nuk ka simptoma aktuale, thotë mjeku i tij.

‘Kjo është diçka e papranueshme për ne. Unë e fitova debatin e parë, ‘tha Trump në një intervistë për Fox Business disa minuta pasi Komisioni për Debatet Presidenciale njoftoi se debati do të zhvillohej virtualisht. “Unë nuk do ta harxhoj kohën time në një debat virtual,” shtoi presidenti.

Komisioni për Debatet Presidenciale deklaroi të enjten në mëngjes, një javë para debatit të dytë presidencial në Miami, se debati i ardhshëm presidencial mes Donald Trump dhe Joe Biden, do të mbahej virtualisht. Trump tha se komisioni nuk e informoi atë se debati do të zhvillohej virtualisht para se të bënte publik njoftimin.

Presidenti u diagnostikua me koronavirus një javë më parë dhe pavarësisht infektimit me Covid-19, ai deklaroi se do të merrte pjesë në debatin presidencial. Biden, nga ana tjetër  tha se ai nuk do të pranonte të ishte pjesë e debatit për sa kohë që presidenti  ishte ende i sëmurë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY