Raste infektimesh në shkolla dhe qendra mjekësore, mbyllet dhe kopshti në Ballsh,...

Raste infektimesh në shkolla dhe qendra mjekësore, mbyllet dhe kopshti në Ballsh, frekuentohej nga më shumë se 100 fëmijë

142
0
Shares

Një tjetër kopsht është mbyllur në vend, për shkak të koronavirusit.  Sot ka mbyllur dyert kopshti nr. 1 në Ballsh, pasi një mësuese ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Menjëherë pas infektimit të saj u janë marrë tamponët 12 punonjësve të këtij kopshti. Burime bëjnë me dije se mësuesja e infektuar vinte nga Fieri.

Ndërkohë, sipas News 24, mësohet se kopshti, i cili frekuentohej nga më shumë se 100 fëmijë, do të qëndrojë i mbyllur deri në një urdhër të dytë. Ai ishte pa drekë, ndërsa prindërit janë njoftuar që të marrin fëmijët.

Rezultojnë pozitivë për Covid-19 dhe dy mjekë në qendrat shëndetësore Kutalli dhe Cukalat. Gjithsej, në qarkun Berat janë konfirmuar pozitivë për koronavirusin 7 raste.

Mes tyre, një nxënëse te Babë Dud Karbunara, një edukatore te kopshti “10 Korriku” dhe një punonjës fasonerie.

Kurse, në Skrapar kanë rezultuar pozitivë një edukatore kopshti dhe një punonjëse në bashki.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY