KED s’kualifikon katër kandidaturat për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

KED s’kualifikon katër kandidaturat për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

118
0
Shares

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka marrë vendimin për t’i ndaluar kandidimin 4 aplikantëve për vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

Mësohet se i është ndaluar kandidimi avokatit Sergjia Mazreku, juristit Sinan Tafaj, ish-këshilltarit të Presidentit Shaqir Hasanaj dhe gjyqtares Zhaklina Peto.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme teksa 4 aplikantët e sipërpërmendur s’mund të vijojnë më garën.

Ndërkohë vijon procedura e verifikimit për dy aplikantë të tjerë, Sonila Bejtjan dhe Eugen Papandilen.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY