“Duam të komunikojmë me ju se nuk mban më”, Basha me biznesin...

“Duam të komunikojmë me ju se nuk mban më”, Basha me biznesin në Tiranë: Paketa me 5 pika, ringjall konsumin

96
0
Shares

Lideri i opozites Lulzim Basha vizitoi sot bizneset tek Rr. Durrësit dhe Rr. Myslym Shyri dhe dëgjoi shqetësimet e sipërmarrësve dhe qytetarëve në këtë situatë kolapsi ekonnomik e shoqëror.

Bizneset vunë në dijeni Bashën se qeveria jo vetëm nuk u është gjendur në ndihmë në këto muaj të vështirë për ta, por nuk u ka toleruar asnjë qindarkë nga taksat qëndrore dhe lokale.

Basha i njohu sipërmarrësit dhe qytetarët që bashkëbiseduan me të me planin e rimëkëmbjes ekonomike e sociale me 5 pika.

“Veçanërisht me interes për biznesin, çeku prej 1000 euro dhe pagesa prej 200 mijë lekësh të vjetra për çdo punonjës që rimarrin në punë, duhet të vihen në jetë pa humbur asnjë orë kohë” – u shpreh Z. Basha.

“Çekun prej 1000 eurosh për gjashtë muajt në vijim e meritojnë rreth 100 mijë biznese, ndërsa mbi 100 mijë shqiptarë që kanë humbur punën mund ta rifitojnë atë nëse qeveria disburson pagesën mujore prej 200 mijë lekësh për çdo ripunësim.

Ndërkohë, pagesa mujore prej 160 mijë lekësh për çdo shqiptar që ka humbur punën dhe nuk gjen punë gjatë këtyre 6 muajve do të nxisë konsumin dhe të frenojë rrokullisjen e mëtejshme të ekonomisë – u tha Z. Basha qytetarëve dhe sipërmarrësve.

“Një pjesë e mirë e bizneseve vijojnë të mbajnë në punë stafin me sakrifica nga xhepi i tyre dhe sot – u shpreh Z. Basha – është urgjente që kjo sakrificë të ndalet dhe qeveria të marrë përgjegjësinë që i takon për qytetarët e saj.

Njësitë tregtare të Rr. Durrësit dhe Rr. Myslym Shyri janë pjesë e segmentit më të dëmtuar nga karantina 3 mujore dhe harresa e qëllimshme e regjimit.
Është koha që bashkë me qytetarët të detyrojmë Edi Ramën që taksat e shqiptarëve t’ua kthejë shqiptarëve, siç po bëjnë të gjithë vendet e rajonit, dhe jo të ndajë paratë me oligarkët e oborrit të tij. Vendi ka mjaft mundësi, por vendi është i vjedhur – u tha z. Basha bashkëbiseduesve sipërrmarrës dhe qytetarë.

Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se ai nuk premton mrekulli, pasi premtimet për mrekulli janë gënjeshtra, por angazhohem të rikthej një qeverisje normale dhe një vend normal që nis me sipërmarrjen e vogël dhe me njerëzit punëtor të këtij vendi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY