Çfarë po ndodh në burgun e Peqinit? Edhe Klement Balili shtrohet në...

Çfarë po ndodh në burgun e Peqinit? Edhe Klement Balili shtrohet në spital

178
0
Shares

Klement Balili apo i njohur ndryshe Eskobari i Ballkanit është shtruar në spitalin e burgut në Peqin, bëjnë të ditur burime për Top Channel.. Por ai nuk është i vetmi.

Ndërkohë kur gjykata dha vendimin për të, që e dënoi u shpreh se: burgu të vuhet në siguri të lartë, ndërsa Eskobari u shpreh ” se nuk e përballoj dot”.

Por ndërkohë 120 të dënuar në burgun e Peqinit kanë hyre në grevë urie, ata kërkojnë takime me të afërmit, si dhe të mos aplikohet burgu i përjetshëm, por të zbresë në 20 vjet burg e po ashtu të mos dënohen kur kapen me telefona në qeli.

Gjithashtu ata kanë firmosur një peticion ku kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit Agim Ismaili si dhe të fiken dritat natën në qeli.

Por ajo që vlen të theksohet është se fenomeni i “të sëmurit” po përsëritet tek burgu i Peqinit. Pasi gjatë javës u shtruan në spital Gate Mahmutaj
Arbjon Aliko dhe Genci Balla.

Nuk dihet ende se çfarë ndodh pas dyerve të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit ndërsa drejtoria e përgjithshme e burgjeve nuk jep asnjë shpjegim./TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY