PD zbulon emrin: Vjedhje e re 20 mln euro për 4 km...

PD zbulon emrin: Vjedhje e re 20 mln euro për 4 km Korçë – Ersekë, fitues është miku i Edi Ramës

152
0
Shares

Partia Demokratike ka denoncuar një supervjedhje të re me rrugët që po ndërtohen. Këtë radhë, një pesëfishim të kostos së 4 km të aksit Korçë-Ersekë, që do të kushtojnë 20 milionë euro.

Ervin Minarolli, Sekretari i Burimeve Njerëzore në PD deklaroi se sot 20 milionë eurot kanë fitues të përcaktuar mikun e Edi Ramës. Sipas PD, vjedhja me rrugët është një nga aktet më të rënda, për të cilat do të mbahet mend keqeverisja e Edi Ramës.

Në rrugën Korçë-Ersekë vjedhja është e tmerrshme. Do të ndërtojnë 1 kilometër me 5 milionë euro kosto. Është kosto 5 herë më e lartë sesa segmentet e tjerë të së njëjtës rrugë.

Edi Rama ka planifikuar që për vetem 4 kilometra të shpenzojë 20 milionë euro. Me të njëjtën kosto, në të njëjtën rrugë, janë ndërtuar që nga viti 2012 rreth 18 kilometra, me rreth 15 milionë euro. Pra, ne e projektuam me më pak se 1 milionë euro për kilometër, këta, në muajt e fundit të qeverisjes po ndërtojnë me kosto 5 fish më të lartë, që vjedhja dhe pasurimi i paligjshëm të jetë sa më i lartë.

Ka 8 vjet që e zvarrit rrugën, e ka bërë legjendë me premtimet e pamabjtura dhe tani që erdhën zgjedhjet, janë turrur të vjedhin çdo gjë.

Tenderi është i paracaktuar për mikun e Edi Ramës, Ndue Kola. Vetëm për 1 euro, tenderi nuk e kalon kufirin e tenderit ndërkombëtar, me qëllim që të përjashtohen nga gara kompanitë e huaja dhe fituesi, me të cilin ndajnë bashkë paratë e vjedhura, të jetë i sigurtë”,-shprehet PD.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY