VIDEO/ “Kush pyet o vlla”, banesa iu shemb nga tërmeti, familja në...

VIDEO/ “Kush pyet o vlla”, banesa iu shemb nga tërmeti, familja në Kurbin: A rrihet në çadër? Nuk dua luks, veç shtëpi të fus kokën brenda

118
0
Shares

Fillimi i sezonit të shirave dhe të ftohtit ka nxjerrë në pah situatën e vështirë që po kalojnë qindra familje, 10 muaj pas tërmetit që iu shkatërroi shtëpitë.

Ata vazhdojne  të jetojnë në kushte të rënda në çadër. Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, ishte në Shpërdhet të Kurbinit, ku pa situatën e rëndë të familjes së Shkelzen Ukës. Ai thotë se shtëpia është shkatërruar plotësisht dhe është për rindërtim, por në bashkinë e Kurbinit askush s’i jep as përgjigje, e jo më zgjidhje.  “Kush pyt o vlla, kush pyt. Të shkosh dhe në bashki s’pyt kush, hala ska ardh thotë informacioni për shpi e asigjo”, – thotë Shkelzeni, i cili jeton  në një çadër që fut ujin e të ftohtin brenda e që duhet të presë dimrin pa asnjë shpresë.

Shkëlzen Uka: Unë quhem Shkëlzen Uka, banor i Shpërdhetit. Jetoj prej 8 muajsh në çadër. Shtëpia sikur e shikoni është e prishur totalisht, e shkatërruar. Banesa ka dalë DS4 dhe kemi shku me pyt në bashkinë e Laçit dhe është, ka thënë se është për shkatërrim total, se është prish që nga themeli. Tashi thonë do riparohet. Si do riparohet ajo shpi? Nuk e di tashi. Kushtet janë shumë të rana, shumë të vështira. Të jetosh mes pisllëkut, nuk e di është katastrofë.

Belind Këlliçi: A ka ardhur kush  për t’iu pyetur që edhe pse kanë kaluar 10 muaj, çfarë po ndodh me ju që jeni ende në çadër, në baltë?
Qytetari: Kush pyt o vlla, kush pyet. Të shkosh dhe në bashki s’pyet kush, hala s’ka ardhë thotë informacioni për shpi e asgjë. Si mor s’ka ardh? Ne u bëmë tu mush vitin në çadër, po rrimë me minjtë e me macet e me qentë e s’pyt kush. Ai thotë ruhu nga virusi. Ça virusi, ne e kemi marr virusin, ska virus tjetër, kjo është.  Ja, shikojeni çadrën si ka ik, ja plasmasi këtu. A rrihet këtu në çadër në gjithë këtë dimër që po vjen? Nanën sëmurë, unë vetë i sëmurë. Ku do rrimë, nuk kemi…nuk është mënyrë jetese kjo. Kjo është jetë si ti thush një jetë qeni. Prandaj, i bëj thirrje shtetit që të vej dorën në zemër, të vi sa më parë. Dua shpi të hy mrenë, jo lukks, nuk du luks, veç shpi të fus kokën mrenë. Këtë kërkoj nga shteti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY