I ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rama? Ministri Lleshaj zbulon të vërtetën

I ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rama? Ministri Lleshaj zbulon të vërtetën

200
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka mohuar kategorikisht se i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij një lajm i tillë nuk është aspak i vërtetë.

“Burimet e informacionit duhet të jenë të besueshme. Nuk është fare e vërtetë siç e shikoni jam këtu me ju në postin e ministrit të brendshëm. Natyrisht ka kudo persona që për arsye të ndryshme mund të japin deklarata që s’kanë të bëjnë me të vërtetën,” tha Lleshaj në konferencë për shtyp.

Pas zërave për spostim të qendrave të votimit të votuesve me bindje të djathta, Lleshaj tha se qytetarët do të vazhdojnë të votojnë në qendrat përkatëse ku kanë votuar herën e fundit. Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj pranon se ka parregullsi dhe mospërputhje me adresat e qytetarëve.

Sipas ministrit, këto parregullsi vijnë si pasojë e Censusit 2018.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY