Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjykata Speciale, ky eshte drafti i akuzes ndaj Hashim Thacit

24/09/2020
Dështon edhe raundi i dytë i zgjedhjes së Presidentit në Kosovë
Share on FacebookShare on Whatsapp

125 faqe të dosjes së Hagës i kushtohet asaj që prokurorët e kanë quajtur “përgjegjësia kriminale e të akuzuarve.  Gazetari Top Channel Muhamed Veliu duke iu referuar kësaj dosje, thotë se: Akt-akuza ngrihet mbi atë që njihet si  “Joint criminal enterprise” Sipërmarrje e përbashkët kriminale”  për të cilën prokurorët special mbërrin në këtë përfundim.

Të akuzuarit u përfshinë këtë sipërmarrje të përbashkët kriminale ku përfshihet kryerja e krimeve për të cilat akuzohen.  Të akuzuarit janë një pjesë e lidershipit të UÇK dhe si pasojë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të dakortësuar në marrjen nën kontroll të Kosovës, ku përfshihet edhe shënjeshtrimi aty që perceptoheshin si bashkëpunëtor apo  kundërshtarë dhe ndalimi arbitrar, keqtrajtimi dhe vrasjet. Veprimtaria kriminale është Mars 1998 deri të paktën Qershor 1999.

Secili nga pjesëtarët e kësaj Sipërmarrje e përbashkët kriminale në mënyrë të rëndësishme ndanë këtë qëllim me të tjerë pjesëtarë të kësaj sipërmarrje kriminale për të kyer këto krime”.

Por për çfarë akuzohet konkretisht Hashim Thaçi? Kjo pyetje e merr përgjigjen në faqen 157 të dosjes ku prokurorët thonë se Hashim Thaçi ishte njeriu më i fuqishëm i UÇK dhe se ai kontribuoi në formulimin, pjesëmarrjen e brendshme ose mbikëqyri zhvillimet, duke promovuar  planet e  politikat për avancimin e qëllimit të përbashkët të kësaj sipërmarrje të përbashkët kriminale.

Prokurorët në faqen 159 sjellin detaje që e ilustrojnë këtë.

“Thaçi filmoi daljen e tij publike më 30 Tetor 1998 në të njëjtën ditë kur UÇK kishte arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin në Dragobije. Në atë fjalim Thaçi sulmoi rivalët por në draftin paraprak gjuha ishte edhe më e ashpër drejtuar forcave anti UÇK, bashkëpunëtorëve të cilët pengonin luftën e UÇK. Në të njëjtën mënyrë edhe në intervistë e vitit të ri Thaçi akuzoi rivalët politik për tradhti duke iu referuar Bujar Bukoshit dhe Rugovës si satelitë mbështetës të Serbisë duke lënë të kuptohet se ata  ishin përfshirë në një operacion të fshehtë dëmtues për atë që thoshte UÇK. Vetëm luftë”.

Sipas prokurorëve special Hashim Thaci kras mesazheve publike të Shtabit të UÇK, në mënyrë personale hodhi hapa të tjerë për të zbatuar në terren politikat që përfshinin kërcënime të drejtpërdrejta, intimidim dhe dhunë. Kjo u pa edhe në takimin e Tiranës në maj të vitit 1998 me Bujar Bukoshin i cili kur refuzoi të dorëzonte fondin e luftës, UÇK nisi një fushatë propaganduese duke e quajtur atë tradhtar gjë e cila u reflektua në fjalimet publike të Thaçit.

“Si një aktor kyç mes Shtabit të Përgjithshëm të UÇK dhe komunitetit ndërkombëtar, Thaçi ishte fytyra kryesore e UÇK.  Ai e përdori atë pozicion duke keq informuar qëllimisht e mohuar krimet e UÇK duke e portretizuar UKC si një ushtri profesionale e cila zbatonte tërësisht ligjet ndërkombëtare humanitare”

Promovoi, mundësoi, justifikoi, inkurajoi krime nga anëtarët e UÇK-s përfshi shtabin duke mos ushtruar autoritetin dhe kontrollin në parandalimin, hetimin e të tilla krimeve për të ndëshkuar ose dhënë masë disiplinore atyre që kryen krime.

Ky është konkluzioni ku mbërrin prokurorët. Bazuar mbi këtë ata kanë ngritur akuzat ndaj Hashim Thaçit. Top channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Bashkohuni në protestën më madhështore në 18.00. Do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen

Berisha: Bashkohuni në protestën më madhështore në 18.00. Do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen

20/02/2026
Belind Këlliçi takon Donald Trump, zyrtari i lartë i PD poston fotot e takimit

Pas promovimit të ‘bo*eve” të Ramës në Opinion nga Haxhiu, Këlliçi tregon provën reale të ‘testosteronit’ për Kryeministrin

20/02/2026
Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

20/02/2026
Babrru, banorët të frikësuar nga uzina ushtarake ngjitur me banesat

Babrru, banorët të frikësuar nga uzina ushtarake ngjitur me banesat

20/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Bashkohuni në protestën më madhështore në 18.00. Do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen

Berisha: Bashkohuni në protestën më madhështore në 18.00. Do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen

20/02/2026
Belind Këlliçi takon Donald Trump, zyrtari i lartë i PD poston fotot e takimit

Pas promovimit të ‘bo*eve” të Ramës në Opinion nga Haxhiu, Këlliçi tregon provën reale të ‘testosteronit’ për Kryeministrin

20/02/2026
Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

20/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.