Situata serioze/Shqipëria merr borxh 30 respiratorë nga Danimarka

Situata serioze/Shqipëria merr borxh 30 respiratorë nga Danimarka

111
0
Shares

Ministrinë e Shëndetësisë eshte detyruar nga rrethanat që të gjejë mundësi alternative të shtimit të numrit të respiratorëve në përdorim.

Kështu, siç raportojnë mediat daneze, Shqipëria ka marrë në përdorim 30 respiratorë nga Danimarka me qëllim përdorimin në spitalet tona për të trajtuar pacientët që janë në terapi intensive, shkruan abcnews.al.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Danimarkës, e cila thekson në faqen e saj se respiratorët do t’i jepen në përdorim Shqipërisë për aq kohë sa do t’i duhen dhe më pas do të rikthehen në vendin e origjinës.

“Respiratoret do të huazohen në Shqipëri për një vit, me mundësinë e një zgjatjeje – por Danimarka mund t’i marrë përsëri nëse ato kërkohen përsëri nga sistemi shëndetësor danez. Një anëtar i sektorit shëndetësor danez do të dërgohet së bashku me respiratorët për të trajnuar shqiptarët se si t’i përdorin ato”,-thuhet ne shkrim.

Burimi:http://cphpost.dk/?p=118593

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY