Një operacion i madh anti-drogë është finalizuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Prokurorët e Posaçëm kanë lëshuar 5 urdhër arreste, 3 prej të cilëve janë ekzekutuar.
Ata dyshohen si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, për llogari të grupit të strukturuar kriminal ku pjesë është edhe Dritan Rexhepi i cili prej vitesh ndodhet pas hekurave në një burg në Ekuador ku është dënuar për trafik kokaine.
Sipas informacioneve në pranga është vënë Denis Matoshi i njohur ndryshe si Eldi Dizdari partneri i ish-missit Suada Sherifi.
Ai është një personazh i njohur i trafikut të kokainës dhe ka qenë i përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur në Bllok dy vite më parë.
Gazetari Hoxha raporton se që pas ngjarjes së Bllokut në tetor të vitit 2018 ai ishte zhvendosur në Dubai ku vazhdonte aktivitetin e trafikut të kokainës.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/