26-vjeçari Elidon Alla ka rënë në prangat e policisë pasi theu lejen e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vite e 4 muaj e burg, për veprën penale “Vjedhja”.
Pas mbarimit të lejes së përkohshme, Alla ishte larguar nga banesa e babait të tij në Bulqizë dhe fshihej në Tiranë, duke mos u kthyer në vendin e vuajtjes së dënimit sipas afateve të lejes së përkohshme.
“Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Bulqizë, ky shtetas nuk është gjetur në banesë, duke shkelur kështu Aktin Normativ “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve”, pasi për këtë shtetas ishte miratuar leja e veçantë “Qëndrim i përkohshëm në shtëpi”, për periudhën kohore 4 prill-1 korrik 2020.
Pas mbarimit të lejes së përkohshme, ky shtetas ishte larguar nga banesa e babait të tij në Bulqizë dhe fshihej në Tiranë, duke mos u kthyer në vendin e vuajtjes së dënimit sipas afateve të lejes së përkohshme, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vite e 4 muaj e burg, për veprën penale “Vjedhja”.
Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e këtij shtetasi, u organizuan shërbimet dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i tij’,-njoftoi policia.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/