Cilat shtete e vuajtën më shumë situatën e krijuar nga Covid-19? Epidemiologu...

Cilat shtete e vuajtën më shumë situatën e krijuar nga Covid-19? Epidemiologu shqiptar flet me statistika

79
0
Shares

Gjatë kësaj periudhe të pazakontë e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, njerëzit kanë bërë pyetje të shumta të tipit “Sa impakt pati Covid-19 mbi vdekshmërinë? A ndodhi kudo e njëjta pasojë? Cilat shtetet e vuajtën më shumë apo më pak?”.

Këtyre pyetjeve u është përgjigjur një instrument, i cili përdoret si treguesi “vdekshmëria në tepri” (excess mortality).

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti, ka publikuar ditën e sotme statistikat kombëtare zyrtare të vdekshmërisë nga 24 shtetet evropiane.

Ndërsa shtetet që patën ecurinë dhe menaxhimin më të mirë të matur përmes vdekshmërisë në tepri janë Austria, Danimarka, Estonia e shumë të tjera.

❗ “Çfarë vjen, kur të vijë, do të jetë ajo që është”Cit.: Alberto Caeiro (“Poema të mbledhura”)❓ Sa impakt pati…

Publiée par Ilir Alimehmeti sur Samedi 5 septembre 2020

Postimi i plotë i Ilir Alimehmetit:

Çfarë vjen, kur të vijë, do të jetë ajo që është” Cit.: Alberto Caeiro (“Poema të mbledhura”)

-Sa impakt pati COVID-19 mbi vdekshmërinë? (Fokus i veçantë në moshat e reja në kuadrin e fillimit të shkollave pas pak)

-A ndodhi kudo e njëjta pasojë?

-Cilat shtetet e vuajtën më shumë apo më pak?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, një instrument që mund të përdoret është treguesi “vdekshmëria në tepri” (excess mortality).

EuroMOMO është një instrument monitorues i vdekshmërisë Europiane, që ka si objektiv zbulimin dhe matjen e vdekjeve në tepri të lidhura me gripin stinor, pandemitë dhe kërcënimet e tjera të shëndetit publik.

-Në rrjetin bashkëpunues të EuroMOMO-s, jepen statistikat kombëtare zyrtare të vdekshmërisë nga 24 shtetet Europiane.

EuroMOMO mbështetet nga ECDC (European Center Disease Prevention and Control) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe është e ndodhur në Statens Serum Institut, Danimarkë.

Nga analiza e të dhënave të mbledhura deri këtë javë vërehet sa më poshtë vijon.

-Në Figurën 1, në nivel Europian, moshat e reja nuk shfaqin asnjë vdekshmëri në tepri në 2020 në krahasim me vitet e mëparshme:

*0-14 vjeç – Zero vdekshmëri në tepri as në krahasim me pritshmërinë dhe as në krahasim me vitet e kaluara

*15-44 vjeç – Vdekshmëri pak më e lartë se pritshmëria (rreth 100 vdekje në tepri për rreth 3 javët e marsit-prillit). Kujdes ky numër ka gjasë të jetë ndikuar më shumë nga moshat 30-44 vjeçare, të cilat janë brenda këtij intervali

-Moshat më të larta kanë vdekshmëri në tepri të lartë në mars-prill dhe më pas ka rënë në normalitet.

-Në Figurën 2, në nivel Europian, moshat e reja ndjekin ecurinë e viteve të kaluara:

*0-14 vjeç – vdekshmëria e 2020-s është më e ulët se vdekshmëria e 2019-s dhe e 2017-s dhe më e lartë se e 2018-s.

*15-44 vjeç – vdekshmëria e 2020-s ndjek pak a shumë grafikun e 2018-s, pak më e lartë nga marsi e më pas, por që në javët në vijim pritet të bjerë poshtë 2018-s. Aktualisht jemi në të njëjtin nivel me 2018-n.

-Moshat më të larta kanë vdekshmëri në tepri shumë më të lartë se çdo vit tjetër.

Në grafikët pasardhës vdekshmëria në tepri përllogaritet përmes vlerave të Z-së.

Shpjegim i shkurtër:

Vlerat e Z-së përdoren për të standardizuar dhe për të bërë të mundur krahasimin e modeleve të vdekshmërisë ndërmjet popullatave dhe periudhave kohore të ndryshme. Devijacioni standard është njësia matëse e vlerës së Z-së. Për detaje (Farrington et al. 1996).

-Java e kaluar (java nr. 34 e vitit) është shumë më e mirë në krahasim me javën e 14-të (kulmi i pandemisë) (Figurat 3 dhe 4).

Duke qartë se tashmë ka një tepri të moderuar vetëm Spanja dhe Belgjika dhe tepri të ulët Suedia, ndërkohë që shtetet e tjera Europiane nuk kanë vdekshmëri në tepri.

-Cilat shtetet patën ecurinë dhe menaxhimin më të mirë të matur përmes vdekshmërisë në tepri?

Shtetet shëmbullore ku vdekshmëria në tepri është gjithmonë brenda pritshmërisë (nuk kalon vijën e kuqe të 5 devijacioneve standarde) (Figura 5):

-Austria

-Danimarka

-Estonia

-Finlanda

-Gjermania

-Greqia

-Hungaria

-Luksemburgu

-Malta

-Norvegjia

Shtetet e ndërmjetme, ku vdekshmëria në tepri është ndërmjet 5-20 devijacione standarde (Figura 6). Pika më e lartë e devijacionit standard është shënuar për çdo shtet:

-Irlanda (z = 10.6)

-Italia (z = 17.0)

-Portugalia (z = 8.4)

-Suedia (z = 12.9)

-Zvicra (z = 11.7)

-Irlanda e Veriut (z = 8.8)

-Skocia (z = 15.9)

-Wales (z = 18.1)

-Shtetet e keqmenaxhuara, ku vdekshmëria në tepri është mbi 20 devijacione standarde (Figura 7). Pika më e lartë e devijacionit standard është shënuar për çdo shtet:

-Belgjika (z = 25.6)

-Franca (z = 24.1)

-Hollanda (z = 21.8)

-Spanja (z = 43.6)

-Anglia (z = 34.2)

-Rekordin më të keq e ka Spanja (43.6).

? Interesante është se Suedia, që nuk morri masa karantine kombëtare, është e 15-ta në listë, ndër 24 shtete.

-Pra, vërejmë se menaxhimi ideal i pandemisë është krejtësisht e mundur, duke qenë se 10 shtete ndër 24 (41.7%) nuk kanë pasur asnjë vdekshmëri në tepri.

Ka shumë gjasë që, falë fenomenit të njohur në gjuhë teknike “harvesting”, shumë prej shteteve të hyjnë në pritshmërinë vjetore të vdekshmërisë deri në fund të vitit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY